Aktualitet Zjarr në një pallat në zonën e Freskut në Tiranë

Zjarr në një pallat në zonën e Freskut në Tiranë

Një pallat në zonën e Freskut në Tiranë është përfshirë nga zjarri, pasditen e së mërkurës.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset, ndërkohë që u bë edhe evakuimi i banorëve të pallatit.

Flakët kanë përfshirë një apartament në katin e dytë.

Njoftimi i policisë:

Me datë 17.11.2021, rreth orës 18:20 në rrugën “Fadil Deliu”, ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e menjëhershëm të banorëve të pallatit.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.