Aktualitet Zjarr pranë Bashkisë së Tiranës, shtëllunga tymi mbulojnë qiellin

Zjarr pranë Bashkisë së Tiranës, shtëllunga tymi mbulojnë qiellin

Një lokal pranë Bashkisë së Tiranës është përfshirë nga një zjarr që ka krijuar panik në qendër të kryeqytetit pasditen e sotme.

Lokali ndodhet vetëm pak metra larg godinës së Bashkisë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe shërbimi zjarrfikës.

Tymi i shkaktuar nga flakët e zjarrit ka mbuluar qendrën e Tiranës, ndërsa policia ka larguar me shpejtësi klientët që ndodheshin në lokal për të shmangur asfiksinë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë rrjedhja e gazit nga dy bombola. Me shuarjen e flakëve pritet të sqarohen dhe shkaqet e tij, ndërsa fatmirësisht deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.