Kryesore Zjarri në Kuç, Kodheli: Rrezikohet edhe një repart ushtarak me municione

Zjarri në Kuç, Kodheli: Rrezikohet edhe një repart ushtarak me municione

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe se nga zjarri në Kuç të Vorës rrezikon edhe një repart ushtarak, i cili disponon armë dhe municione.

Në një deklaratë për mediat, Kodheli deklaroi se kjo situatë e zjarreve prish imazhin e Shqipërisë në një periudhë të rëndësishme të turizmit.

“Kjo e prish imazhin e Shqipërisë në një moment të suksesshëm për Shqipërinë kur flitet për një turizëm në rritje, kur flitet për një mikpritje, kur flitet për një Shqipëri e cila ndryshon çdo ditë pozitivisht.

E prish imazhin e Shqipërisë ashtu siç prish pronat e qytetarëve ashtu siç prish dhe dëmton gjithçka të ngritur me mundim dhe djersë. Kanë 48 orë që luftojnë me flakët. Krejt pranë zjarrit është vendosur një fabrikë që prodhon fishekzjarre, dhe po pranë zjarrit  është edhe një repart ushtarak që disponon armatime dhe municione.

Të dyja janë objekte të një sensibiliteti të veçantë, ndaj të cilave duhet mbajtur një distancë e konsiderueshme kur flitet për një situatë të tillë”, tha Kodheli.