Uncategorized Zjarri në qendrën tregtare, momenti kur Arjan Sala vrapon për të shpëtuar...

Zjarri në qendrën tregtare, momenti kur Arjan Sala vrapon për të shpëtuar kolegët

Momenti kur Arjan Sala vrapon për të shpëtuar kolegët e tij është kapur nga kamerat e sigurisë së qendrës tregtare.

32-vjeçari, shef i sigurisë në qendrën tregtare, hyri në magazinën ku ra zjarri dhe pasi shpëtoi 25 persona, u bllokua mes flakëve dhe humbi jetën.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka shpallur Arjan Salën, “Dëshmor të Atdheut”.

Trupi i Salës mbeti i bllokuar për 3 ditë me radhë, pasi forcat zjarrfikëse nuk mund të ndërhynin për shkak të terrenit të vështirë.

Gjatë ditës së sotme, familjen e të ndjerit e ka vizituar dhe kryeministri Edi Rama.