Extra “Zog i mamit”/ Tatuazhi i ri i Rita Orës flet shqip

“Zog i mamit”/ Tatuazhi i ri i Rita Orës flet shqip

Rita Ora ka treguar tatuazhin e saj më të ri. Këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto ku shfaqet në profil duke mbajtur flokët me duar për të treguar tatuazhin e saj më të fundit.

Për të gjithë ju që nuk e dalloni, tatuazhi në shqip lexon “zog”, dhe kjo fjalë ka një domethënie të madhe për Rita Orën.

Këngëtarja ka treguar se kur ishte e vogël, nëna e saj e thërriste “Zogi mamit”.

“Kur isha më e vogël nëna ime @veraora më thërriste ‘Zogi i mamit’, që do të thotë zogu i saj i vogël. Prandaj faleminderit @_dr_woo_ që ma bëre këtë kujtim që e dua shumë”.