Aktualitet “Zoti qytetar ndaloni, po vjen patrulla”, ja si droni identifikon personat që...

“Zoti qytetar ndaloni, po vjen patrulla”, ja si droni identifikon personat që shkelin rregullat

Policia e Shtetit ka nisur nga sot, operimin në terren me drone, për identifikimin e personave që thyejnë karantinën apo orarin e shkeljes së ndalim qarkullimit.

Punonjës policie janë trajnuar për t’i përdorur këto drone në zonat urbane.

Dronet kanë aftësi të identifikojnë në distancë, tarraca apo rrugica, qytetarë që tentojnë t’u shmangen patrullave policore.

Pas kësaj, ndërhyjnë agjentët për të ndaluar shkelësit.

Dronet kanë aftësi të transmetojnë online komunikimin e agjentit të Policisë tek shkelësi.

Gjithashtu, mund të përdoren në kushte errësire, pasi kanë ndriçues, madje edhe kamera termike.

“Zgjerimi fashës së orareve është për ata që duan të shkojnë në punë dhe të ulet dendësia në qarkullim për ata që do shkojnë për të blerë.

Zgjerimi i fashës së orareve është bërë vetëm për të mundësuar një destinacion, ose në punë ose për të shkuar në dyqan. Ata që gjenden jashtë këtyre kushteve do të ndëshkohen dhe policia do të shtojë në maksimum masat për rritjen e kontrollit. Në funksion të rritjes së kontrollit janë futur drone inteligjent që mundëson identifikim të personave që shkelin, mundëson ndjekjen automatike të tyre dhe mundëson që policia të bëjë ekzekuti9min e masave të atyre që shkelin rregullat.

Ftoj qytetarët për bashkëpunim dhe për mirëkuptim dhe për mos keqkuptim të zgjatjes së fashës së orarit“, tha Sandër Lleshaj.