Sport Zyrtare: Ahmataj bardheblu, firmoset marrëveshja

Zyrtare: Ahmataj bardheblu, firmoset marrëveshja

Julian Ahmataj ka pranuar propozimin e Tiranës për të marrë vendin e Ardian Memës në stol. Tekniku nga Elbasani ka nënshkruar kontratën me bardheblutë, pasi është bindur nga presidenti Refik Halili. Për Ahmatajn do të jetë eksperienca e tretë në Superiore si trajner. Më parë ka drejtuar Kamzën dhe Luftëtarin në elitë.

“Julian Ahmataj është trajneri i ri i Tiranës. Tekniku 40-vjeçar ka nënshkruar kontratën sot pas marrëveshjes me presidentin Refik Halili. Ahmataj do të nisë menjëherë punën, duke marrë drejtimin e skuadrës në seancën stërvitore të pasdites.

Në të shkuarën Ahmataj ka drejtuar disa skuadra, ndërkohë që me Tiranën ka luajtur për dy sezone e gjysmë si futbollist. Klubi i Futbollit Tirana mirëpret afrimin e trajnerit të ri dhe i uron suksese në realizimin e objektivave sezonale”, njofton klubi i Tiranës.