Sport ZYRTARE: Buffon rikthehet në shtëpi

ZYRTARE: Buffon rikthehet në shtëpi

Portieri Gianluigi Buffon rikthehet në “shtëpinë e tij”. Juventusi ka pritur sot ish-kapitenin e tyre, i cili rikthehet pas një viti të kaluar me PSG-në.

41-vjeçari ka mbërritur në Torino aty ku ka kryer vizitat mjekësore. Rrugëtimi i tij drejt qendrës së analizave është përcjellë nga zyra e shtypit e Juventusit që ka treguar hap pas hapi veprimet e Buffon-it.

Gigi u prit nga shumë tifozë që shfrytëzuan rastin të merrnin autografe dhe të bënin foto me portierin e tyre legjendar. Buffon nuk rikthehet si titullar, por ka në kontratë klauzolë që të luajë 8 ndeshje për t’i thyer rekordin Maldinit

Një rikthim nostalgjik ky i Buffon te skuadra e zemrës, që e priti me krahë hapur.

“Gazzeta Dello Sport”, zbulon prapaskenat e këtij rikthimi që entuziazmoi, tifozët bardhezi. Flitej se Buffon kishte një ofertë nga Barcelona, për të qenë portieri i dytë i katalanasve.

Andrea Anjeli u informua për këtë gjë dhe kontaktoi në mënyrë direkte portierin. “Nëse do të shkosh te Barcelona për të qenë rezervë, atëherë hajde te ne”, ishin fjalët e presidentit juventin.

Këto fjalë jo vetëm që e bindën Buffonin, por e gëzuan së tepërmi dhe nuk u mendua dy herë, për hapin që ndërmori.