Sport Zyrtare, Ibrahimovic rinovon kontratën me Milanin

Zyrtare, Ibrahimovic rinovon kontratën me Milanin

Zlatan Ibrahimovic ka rinovuar edhe për një sezon tjetër kontratën e tij me Milanin.

Lajmin e bëri të ditur klubi kuqezi, me anë të një komunikate për shtyp.

Zlatan Ibrahimovic do të veshë fanellën e “Djallit” deri më 30 qershor 2022, që do të thotë se ai do të vazhdojë të luajë përtej 40 vjeç.

Gjiganti suedez do të festojë plot katër dekada jetë më 3 tetor. Shifrat që do të përfitojë gjiganti suedez janë të përafërta me ato të kontratës aktuale, pra rreth 7 milionë euro.

Milan është ekipi italian me të cilin Ibrahimovic ka luajtur më shumë në karrierë, me 130 ndeshje të zhvilluara dhe 84 gola të shënuar.