Sport Zyrtare, Joao Cancelo lojtari i ri i Bayern Munchen

Zyrtare, Joao Cancelo lojtari i ri i Bayern Munchen

“Bomba” e merkatos së janarit është kalimi i Joao Cancelo nga Manchester City te Bayern Munchen. Drejtuesit bavarezë përfituan nga mosmarrëveshjet mes portugezit dhe Pep Guardiolës për të huazuar mbrojtësin.

Pritet që Cancelo të debutojë me ekipin e ri në Kupën e Gjermanisë, ndaj Mainzit, ditën e mërkurë.

“Cancelo është në huazim dhe kemi mundësinë që ta blejmë përfundimisht në verë. Kemi kohë që e ndjekim, pasi ia vlerësojmë shumë cilësitë. Me stilin e tij sulmues dhe dinamizmin, është perfekt për sistemin tonë. Jam i bindur që Joao do të na ndihmojë për të fituar tituj”, tha drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic.