Sport Zyrtare, Kategoria Superiore rinis më 3 qershor

Zyrtare, Kategoria Superiore rinis më 3 qershor

Tashmë është zyrtare, kampionati shqiptar rikthehet më 3 qershor pas një pushimi 3-mujor për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ministrja e Shëndetësisë Olgerta Manastirliu ka firmosur sot urdhrin e aktiviteteve të lejura në këtë fazë të pandemisë  duke deklaruar se do të lejohen ndeshjet e futbollit pa tifozë.

Në datën 3 qershor kampionati do të rikthehet dhe do të jetë një tur force për të luajtur 10 javët e fundit brenda 2 muajve duke përfshirë dhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.

Në total do të luhen 50 ndeshje nga data 3 qershor deri në 29 korrik kur është përcaktuar dita e fundit e kampionatit.  Në mesjave do të luhen vetëm java e 27-të dhe ajo e fundit e 36-të ndërsa mesjavat e tjera do të plotësohen nga ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.