Aktualitet Zyrtare: Në Rinas u grabitën 6 milionë euro

Zyrtare: Në Rinas u grabitën 6 milionë euro

Plot 22 ditë nga grabitja e ndodhur në aeroportin e Rinasit Prokurorisë së Krimeve të Rënda i ka mbërritur përgjigjja zyrtare nga 3 bankat e nivelit të dytë të cilat konfirmojnë se janë grabitur rreth 6 milion euro

Për grabitjen e miliona eurove në Rinas deri më tani janë arrestuar Elton Pikli, Oltjon Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela dhe Ragip Hajdini. Por paratë nuk janë gjetur.

Grabitja ndodhi më 9 prill në Rinas dhe në ndjekje e sipër policia vrau Admir Murataj të cilin e konsideron si kreu i bandës kriminale që grabiti thasët me miliona euro në momentin kur ishte bërë transferimi në barkun e avionit të linjës Tiranë-Vjenë.