Kryesore Zyrtare/ Rama si Tsipras, merr ministrinë e Jashtme dhe ka një mesazh...

Zyrtare/ Rama si Tsipras, merr ministrinë e Jashtme dhe ka një mesazh për Metën

Kryeministri Edi Rama njoftoi në Twitter se do të marrë edhe postin e ministritë të Jashtëm, ndërsa sulmoi presidentin Ilir Meta duke i kujtuar se do të përballet me të në Gjykatën e re Kushtetuese

“Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë që vjen shumë shpejt, do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit.”

Partia Socialiste mblodhi sot kryesinë dhe ky vendim është marrë nga kjo mbledhje.