Sport Zyrtare: Real Madrid njofton divorcin me Benzema

Zyrtare: Real Madrid njofton divorcin me Benzema

Karim Benzema dhe Real Madrid mbyllin bashkëpunimin e nisur prej vitit 2009. Është vetë klubi madrilen që nëpërmjet një komunikimi në kanalin zyrtar njofton se francezi dhe Los Blancos do të ndajnë rrugët. Në të gjithë këto vite, Benzema u shndërrua në një prej futbollistëve kryesorë të Galaktikëve duke fituar edhe 25 trofe, mes të cilave dallojnë pesë trofe të Champions League si dhe katër trofe të LaLiga-s.

Fituesi aktual i Topit të Artë është lojtari i pestë për nga prezencat me fanellën e madrilenëve (647) ndërsa është për momentin golashënuesi i dytë më i mirë për spanjollët me 353 gola të shënuar.

Mbetet për t’u parë e ardhmja e Benzema teksa sulmuesi ka oferta nga Arabia Saudite aty ku janë të gatshëm t’i ofrojnë një pagë faraonike, në nivelet e asaj që përfiton edhe Cristiano Ronaldo te Al-Nassr.