Turizmi kulturor vazhdon të shënojë rritje në një kohë kur Shqipëria po ofron një ofertë turistike gjithëvjetore. 2024 është viti më pozitiv sa i takon vizitueshmërisë në trashëgiminë kulturore.
Në 12 muaj në 28 objekte dhe site kulturore kanë hyrë mbi 1.3 milionë vizitorë, 31% më shumë se vitit 2023.
Nuk ka surpriza, njëjtë si viti i kaluar, Kalaja e Gjirokastrës mbetet destinacioni i parë më i frekuentuar edhe për këtë vit, me mbi 263 mijë vizitorë, ose 20.7% më shumë se viti 2023.
Ndryshe nga 2023, ku Parku Arkeologjik i Shkodrës renditej i dyti si më i vizituari, në 2024 ai renditet i katërti me mbi 157mijë. Pas Gjirokastrës siti më vizituar është Butrinti me mbi 200 mijë vizitorë. Si më të frekuentuar renditet edhe Muzeu Gjergj Kastrioti në Krujë me mbi 174 mijë vizitorë dhe Apolonia me 121 mijë.
Investimet në institucionet kulturore, pritet të shtojnë më shumë shërbimet ndërsa synimi është që shifrat gjatë këtij viti të jenë akoma më pozitive.