Dy shqiptarë akuzohen nga autoritetet britanike, se me anë të kontejnerëve janë përpjekur të importojnë në vend një sasi kokaine, që nëse shitej në treg, do të kapte vlerën e mbi 1 milionë paund.
Mariglen Bajraktari 20 vjeç dhe Romario Vukzaj 23 vjeç u arrestuan pasi punonjësit e portit në Tilbury vunë re një ngarkesë të dyshimtë dhe njoftuan menjëherë policinë.
Atyre iu gjetën 16 kg kokainë në një kontejner frigoriferik, e cila kishte mbërritur në Terminalin e Kontejnerit në Londër nga Belize (Amerika Latine) të premten e kaluar.
Agjencia për Krimet në Mbretërinë e Bashkuar thotë se vlerave e lëndës narkotike të sekuestruar mund të kapë e vlerën e mbi 1 milionë paund.
Shqiptarët e arrestuar po mbahen në paraburgim, ndërsa pritet të dalin para trupit gjykues më datë 3 qershor.