Shëndet 1 në 100 fëmijë në botë diagnostikohet me autizëm

1 në 100 fëmijë në botë diagnostikohet me autizëm

1 në 100 fëmijë në botë diagnostikohet me çrregullime të spektrit të autizmit, sipas Organizata Botërore e Shëndetit. Karakteristikat e autizmit mund të zbulohen në fëmijërinë e hershme.

Sot është Dita Botërore e Autizmit, ditë kur synohet të rritet ndërgjegjësimi në të gjitha nivelet e shoqërisë lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së fëmijëve të prekur.

Autizmi është një çrregullim në zhvillimin nervor që prek aftësinë e fëmijëve për t’u socializuar dhe aftësinë e tyre për të përdorur komunikimin verbal dhe joverbal.

Në vendin tonë nuk ka të dhëna të saktë se sa fëmijë lindin me autizëm dhe sa prej tyre janë në trajtim apo në kurim.

Aftësitë dhe nevojat e njerëzve autikë ndryshojnë dhe mund të evoluojnë me kalimin e kohës.

Sot institucionet bëjnë thirrje për t’i përfshirë njerëzit me autizëm në shoqëri, për të drejta të barabarta dhe për shërbim shëndetësor që ata kanë nevojë.

Në këtë ditë nuk ka munguar as edhe një mesazh nga Papa Françesku.

“Ne duhet të sigurojmë që të drejtat, perspektivat dhe mirëqenia e personave me aftësi të kufizuara, duke përfshirë ata me autizëm, janë një pjesë integrale e përparimit më të mirë nga pandemia”, shprehet ai.