Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Vaun e Dejës, ku u vra më armë zjarri një person në orët e para të së martës.
Gazetari Teodor Gjerga raporton se Alfons Palushani vrau me kallashnikov me 7 plumba Agron Metushi, 51 vjeç gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Pas debatit mes tyre në një lokal të zonës, 37-vjeçari shkoi mori një armë dhe pasi u kthye qëlloi viktimën me 1 plumb në kokë, 4 në gjoks dhe 2 në krah.
51-vjeçari humbi menjëherë jetën. Pas ngjarjes ai u largua nga vendngjarja me një makinë tip BMW X5. Autori nuk është arrestuar ende nga policia.
Palushani është emigrant në Angli dhe pak ditë më parë ishte kthyer në Shqipëri.
Kanë qenë të paktë dëshmitarët për këtë ngjarje./Euronews Albania