Drejtësia holandeze ka dënuar me burg një shqiptar dhe gjashtë shtetas holandezë, pasi akuzon për trafikimin e një sasie prej 1.125 kg kokainë. Gjykata e Roterdamit ka dhënë 5 deri në 7 vite burg për trafikantët.
Sipas mediave holandeze, droga do të kapte një vlerë rreth 22 milionë euro, ndërsa ishte fshehur në një ngarkesë me peshk të ngrirë që vinte nga Ekuadori me kontejner në portin e Roterdamit.
Arrestimi i këtyre personave që dje dolën para gjykatës është bërë në fund të korrikut gjatë një aksioni në portin e Roterdamit.
Policia ndoqi transportonin drejt një depoje në Zaandam. Në fund të korrikut, gjashtë nga shtatë të dyshuarit u arrestuan gjatë një aksioni në depo, përfshirë një shqiptar dhe një amerikan.
I dyshuari i shtatë, një burrë 48 vjeç, u arrestua në Hagë. Holandezi ishte organizatori i transportit.
Policia kontrolloi ndër të tjera ambientet e biznesit të burrit në Rijswijk dhe Alphen aan den Rijn dhe një karvan në Bergambacht. Përveç kësaj, u gjetën burime që përdoreshin për prodhimin e ekstazit.