Nga Lutfi Dervishi
Djegia e plehrave në Vlorë në mes të sezonit turistik nuk ka të bëjë me paaftësinë e pushtetit lokal apo të qeverisë, por është një akt i mirë menduar që sjell më shumë përfitime se dëme
1- Kthimi i vëmendjes te dobia incineratorëve!
Demonizimi që i ka bërë SPAK dhe media incineratorëve kërkonte një përgjigje dhe ku ka më mirë se një djegie në natyrë e plehrave!
2- Përpjekje për të thithur turistë të huaj në shembullin e Vezuvit në Itali
Përse të shkojnë në Itali (që është shumë shtrenjtë) për një vulkan kur mund të vijnë këtu dhe të shohin një “Vezuv” të improvizuar në mes të sezonit turistik?
3- Atraksion i ri turistik: Kush nuk do të paguajë për një udhëtim në një ferr ekologjik?
4- Përpjekje për të kursyer
Drita e zjarrit është më e lirë se dritat LED dhe jep një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore!
5- Stërvitje për zjarrfikësit:
Zjarrfikësit tanë kanë nevojë për praktikë reale, dhe ku ka më mirë se një fushë me mbeturina në flakë?
6- Promovimi i një lloj të ri të “spa me tym”
Detoks total në një saune natyrale në mes të Vlores.
7- Luftë ndaj insekteve
Turistët do të kursejnë duke mos blerë në farmaci spraj kundër mizave dhe mushkonjave
8- Aromaterapi urbane
Tymi i plehrave të djegura është një përzierje unike që nuk gjendet askund tjetër në botë. Dhe afrohet falas.
9- Vëmendje ndërkombëtare: CNN, BBC, dhe çdo kanal tjetër i madh i lajmeve do të raportoje këtë ngjarje ‘unike’ turizmi dhe me pas media vendase do të raportoje për zjarrin duke ju referuar CNN dhe BBC.
10- Tërheqje vëmendje nga konsensusi PD-PS për reformën zgjedhore!
Ashtu diç del tym i bardhë në Vatikan kur zgjidhet Papa, Vlora e flamurit u përzgjodh të shenjonte po me tym, por të zi konsensusin elektoral PS-PD.