Në shumë ndeshje të sezonit të fundit, Leo Messi është drejtuar kokëposhtë për në tunelin e dhomës së zhveshjes. Keqardhja e tij nuk korrespondonte gjithmonë me humbjen. Argjentinasi ka akumuluar gjatë gjithë sezonit arsyet që e kanë bërë atë të mendojë për këtë dhe të konsolidojë idenë e largimit nga Barcelona. Pak nga pak, janë shtuar argumente të ndryshme, që e kanë shtyrë atë të marrë vendimin për ta lënë “Camp Nou”. Motivimet kryesore të largimit, sipas prestigjiozes spanjolle “Marca”, janë sportive dhe ligjore. Në mesin e atyre që kanë të bëjnë me futbollin, ai dëshiron të ketë një projekt fitues, një sfidë që i lejon të fitojë tituj dhe të mbetet ambicioz. Por, përveç kësaj, e ka marrë vendimin për largim sepse ligjërisht beson se mundet.
Argumentet juridike dhe sportive:
- a) Ligjore:
– Kishte më shumë kohë për ta prishur në mënyrë të njëanshme kontratën, sepse sezoni përfundoi më vonë. Afati i datës 10 qershor nuk është i vlefshëm.
– Nuk ka klauzolë përfundimi 700 milionë euro. Nëse Leo e prish kontratën në sezonin 2020-2021, ai nuk ka klauzolë ndaj duhet ta negociojë largimin e tij.
– Bartomeu ka thënë në disa intervista se ditën kur Messi dëshiron të largohet, ai mund ta bëjë këtë.
- b) Sportive:
– Projekti i Barcelonës nuk është ambicioz. Ai ka vënë “bast” për projekte fitues në “Camp Nou” vite me rradhë. E ardhmja që Barcelona po ndërton nuk e bind argjentinasin. Messi dëshiron një sfidë, që e motivon. Sezoni i fundit ishte bosh.
– Shkarkimi i Valverde nuk u bë me miratimin e Messit. Sipas këtij të fundit, nuk ishte momenti për ta larguar atë, madje as mënyra e duhur.
– Problemet me drejtuesit e kanë dëmtuar, veçanërisht sezonin e fundit. Fërkimet me stafin e klubit, i cili e dinte që në korrik se do të largohej, kanë qenë të zakonshme: për shkak të polemikave me rrjetet sociale, të ERTE…
– Mungesa e harmonisë dhe konfliktet me menaxherët e tjerë, të tillë si Eric Abidal. Ish-sekretari teknik vuri në dukje disa lojtarë si përgjegjës për largimin e Valverde, diçka që Leo nuk e pëlqeu.
– Ai nuk dëgjohet. Argjentinasi ka ndjesinë se mendimi i tij nuk merret parasysh në klub, si kur mbron lojtarët aktualë, as kur zgjidhen lojtarët e rinj si përforcime.
– Ai mendon se fundi i ciklit ka ardhur te Barça. Kjo përkon me Piqué, ndaj preferon të bëjë një hap anash. Messi konsideron se i ka përfunduar cikli si lojtar Blaugrana. Ai dëshiron t’u hapë rrugën brezave të rinj.
– Ai dhe familja e tij ishin një nga objektivat e “BarçaGate”. Lojtari mendon se u bë pjesë e një komploti për ta diskredituar atë, pas të cilit nuk është ende e qartë nëse qëndronte dikush nga klubi.