Bota 10 dyshet kriminale që tronditën botën

10 dyshet kriminale që tronditën botën

Shumica e kriminelëve punojnë vetëm ose në grup, të rrallë janë ata që punojnë dyshe. Dhe për ironi të fatit, këta janë edhe më të famshmit në botën e krimit. Revista “TIME” ka stiluar dhjetë dyshet kriminale që kanë tronditur botën me krimet e tyre. 

1. Boni dhe Klajdi

Boni dhe Klajdi, çifti i dashuruar, u zu në pritë nga oficerët e policisë në dalje të Gibsland-it, Luiziana, 80 vjet më parë më 23 maj 1934. Të bllokuar në makinën e tyre, ata u bënë objekt sulmi i një breshërie plumbash dhe zbavitjes së tyre 21-mujore duke vjedhur nëpër pikat e karburantit, restorante, banka etj. Bonnie Parker dhe Clyde Barrow kishin tendencën të vrisnin këdo që fuste hundët në punën e tyre. Në janar të vitit 1934, ata orkestruan një arratisje nga burgu i Teksasit që rezultoi me vdekjen e dy rojeve. Tre muaj më vonë, ata vranë dy oficerë dhe rrëmbyen një shef policie. Çifti nuk u martua kurrë. Boni nuk kishte lidhje me botën e krimit, por sipas historianëve ajo e zgjodhi këtë rrugë për shkak të dashurisë për Klajdin. Historia e tyre i ngjante një filmi, gjë që u realizua më vonë.

2. Butch Cassidy dhe The Sundance Kid

Butch Cassidy dhe The Sundance Kid kishin një mani për trenat. Ndërmjet viteve 1896 dhe në fillim të viteve 1900, kjo dyshe së bashku me 7 anëtarë të tjerë të një bande, grabitën dhjetëra trena përfshi këtu edhe trenin që transportonte mijëra dollarë të 2 qershorit të vitit 1899. Me autoritetet të vëna pas gjurmëve të tyre Cassidy dhe Sundance (emrat e vërtetë të të cilëve janë përkatësisht Robert LeRoy dhe Harry Longabaugh) u arratisën për në Amerikën e Jugut dhe vdiqën në Bolivi gjatë një shkëmbimi zjarri në vitin 1909. Një tjetër version i historisë së tyre është se u arratisën në Alaskë ose ndoshta në Nevada ku jetuan në fshehtësi deri në fund të viteve 1930. Por historia e Bilivisë duket si më e sakta, pasi detektivët e Agjencisë Pinkerton i gjurmuan ata hap pas hapi.

3. Frank dhe Jesse James

Dy nga kriminelët më famëkeq të Perëndimit, Jesse James dhe vëllai i tij i madh Frank morën pjesë për herë të parë si luftëtarë në Luftën Civile. Në shtator të 1864 si pjesë e grupit të rebelëve të udhëhequr nga Bill Anderson, ata mbajtën peng një tren, e plaçkitën atë dhe vranë 22 nga 23 ushtarët e paarmatosur e Unionit. Pas luftës dhe humbjes së Jugut, ata lëvizën nga Iowa në Alabama dhe Teksas, ku rrëmbyen banka, mbajtën peng trena dhe plaçkitnin dyqane dhe pasagjerë të pafat. Një nga goditjet më të mëdha të kësaj dysheje erdhi në vitin 1866 ishte rrëmbimi i një banke në mes të ditës. Ata u larguan me 58 mijë dollarë dhe vranë një dëshmitar. Pavarësisht krimeve të dhunshme, pas luftës vëllezërit James u konsideruan patriotë. Edhe sot e kësaj dite në letërsi ato shihen si legjenda popullore.

4. “Zemrat e vetmuara vrasëse”

Ndërsa vuante dënimin për vjedhje në vitet ‘40, Raymond Fernandez mësoi për VooDoo-n (adresa nëpërmjet të cilave flisje me njerëz të ndryshëm) nga një shok i qelisë. Kur mbaroi dënimin dhe u lirua Fernandez besonte se mund ta përdorte VooDoo-n për t’i shkruar letra reklamave të postuara nga gra të pamartuara. Synimi i tij ishte të jepte të dhënat e veta, të fitonte besimin e tyre, t’i grabiste e më pas t’i zhdukte. Kjo gjë funksionoi derisa një ditë në derë i erdhi Martha Beck me dy fëmijët e saj. Fernandez pranoi që ta linte atë të qëndronte vetëm nëse do të largonte fëmijët. Çifti vazhdoi të zhvaste dhe të vriste gra të tjera. Pas vrasjes së një vajze të re dhe fëmijës së saj, të dy u arrestuan dhe u dënuan me vdekje në karrige elektrike në vitin 1951. Martha dhe Raymond besohet të kenë vrarë më shumë se 20 njerëz.

5. William Burke dhe William Hare

Studimi i anatomisë u bë jashtëzakonisht shumë popullor gjatë shekullit të 18, dhe kolegjet si Universiteti i Edinburgut, të kufizuara nga një ligj që lejonte shkollat të merrnin vetëm një kufomë në vit, u përballën me një pamjaftueshmëri të sasisë së kufomave në dispozicion. Zhvarrimet e kufomave u shtuan shumë në numër. William Burke u transferua në banesën e Willam Hare në vitin 1827. Kur një klient, që akoma i detyrohej pagesën e qirasë William Hare-it vdiq, atëherë William mblodhi dhe e shiti trupin e tij te Kolegji Mjekësor i Edinburgut kundrejt një pagese. Të joshur nga paratë, dyshja Burke dhe Hare vranë dhe shitën 17 trupa viktimash përpara se të kapeshin. Në mungesë provash, Hare-t iu ofrua imunitet në këmbim të dëshmisë kundër partnerit. Burke u akuzua si fajtor dhe vrasja e tij tërhoqi numrin më të madh të shikuesve në historinë e Edinburgut. Skeleti dhe kufoma e tij u dërguan në Kolegjin Mjekësor të Edinburgut.

6. Leopold dhe Loeb

Ata nuk dukeshin aspak si vrasës. Richard Loeb, një student 18-vjeçar, ishte i zgjuar, i pashëm, sharmant dhe i pasur. Shoku dhe i dashuri i tij, 19-vjeçari Nathan Leopold, ishte një student brilant i Drejtësisë dhe trashëgimtari i një pasurie të madhe. Por pavarësisht prejardhjeve të tyre, dyshja – që e konsideronte veten “Supermenët Niçeanë” dhe për të cilët ligjet nuk ekzistonin – ishte e fiksuar pas krimeve perfekte. Në maj të 1924, ata rrëmbyen dhe vranë kushëririn 14-vjeçar të Loeb, Bobby Franks. Ndërsa tentonin të fusnin trupin e Bobby-t në një kanal pranë shtëpive të Çikagos, Leopoldit i ranë syzet. Komploti perfekt nuk u krye. Brenda 10 ditëve të dy rrëfyen krimin e bërë. Leopoldi pranoi se ata vranë thjesht për kuriozitet. Leopoldi si një njeri i lexuar që ishte shtoi se “vrasja ishte tepër e lavdërueshme, pavarësisht sa dhimbje mund të shkaktojë te të tjerët”. Avokati nuk mund t’i shpëtonte ata nga dënimi me burg, por të paktën arritën t’i shpëtonin dënimit me vdekje. Loeb u vra nga një tjetër i burgosur në vitin 1936. Leopoldi u lirua me kusht në vitin 1958 dhe u zhvendos në Porto Riko.

7. Julius dhe Ethel Rosenberg

Etiketimi i Julius dhe Ethel Rosenberg si dyshe kriminale është akoma çështje debati. Të dy ishin qytetarët e parë të historisë së Shteteve të Bashkuara që u ekzekutuan nën akuzën e spiunazhit në vitin 1953. Të akuzuar për shpërndarjen e informacionit rreth bombës atomike me Bashkimin Sovjetik, dënimet e tyre me vdekje shkaktuan protesta të mëdha. Pablo Picasso u tha autoriteteve: “Mos lejoni që krimi kundër njerëzimit të zërë vend”. Gjithashtu Zhan Pol Sartri shkroi: “Ju jeni të frikësuar nga hija e bombës tuaj”. Papa Piusi i 12 kërkoi që dyshja të falej nga Presidenti Eisenhower. Fajtorë ose jo, çifti Rosenbergs vdiq në karrigen elektrike të burgut Sing Sing.

8. Vëllezërit Mendez

Që në moshë të re, Lyle and Erik Mendez ishin të tërhequr me njëri-tjetrin në një formë që dukej anormale. Marrëdhënia e tyre me babanë si një biznesmen i suksesshëm, i bëri ata shumë të varur te njëri-tjetri. Ata kryenin vjedhje banesash së bashku, nuk shkonin mirë në shkollë dhe shmangnin kontaktet me të tjerët. Mamaja e tyre, Kitty, që e rimori veten pas tradhtisë së bashkëshortit të saj dhe tendencave sociopate të bijve të saj, i frikësohej sigurisë së saj. Pasi shikuan mini-serialin televiziv Billionaire Boys Club, Lyle dhe Eriku vendosën se duhet të hiqnin qafe babanë e tyre dhe të shpëtonin mamanë e tyre nga vuajtjet, kështu që e vranë edhe atë. Ata i qëlluan prindërit për vdekje në rezidencën e tyre në Beverly Hills më 20 gusht të vitit 1989. Shtatë muaj pas vrasjes, ata hapën biznese të rreme dhe jetonin nëpër hotele të paguara nga kompania e babait të tyre. Në fund të vitit 1989, ata kishin shpenzuar më shumë se një milion dollarë. Policia i pa këto shpenzime si të dyshimta, por ajo që i çoi vëllezërit drejt arrestimit ishte rrëfimi i plotë i Erikut te psikoterapisti.

9. Vrasësit në Columbine (qytezë në Kolorado)

Do të na pëlqente t’i hiqnim nga lista dyshen Eric Harris dhe Dylan Klebold. Këta ishin dy të rinj që kërkonin dëshpërimisht të binin në sy. Kasaphana që Eric dhe Dylan shkaktuan në Shkollën e Mesme në Columbine më 20 prill 1999 ishte një nga krimet më famëkeqe të shekullit. Kjo dyshe – Harris, një person ekstrovert dhe i fiksuar pas armëve, dhe Klebolb një i vetmuar në depresion – marshuan drejt shkollës së tyre dhe vranë 13 njerëz përpara se t’i kthenin armët drejt vetes së tyre. Nuk ishin hera e parë që nëpër shkolla kishte të shtëna, por kjo ishte një nga tragjeditë më shokuese dhe e pakuptimtë që ka lënë shenja edhe sot e kësaj dite.

10. Snajperistët e Uashingtonit

Përgjatë tre javëve në tetor të 2002-shit, John Muhammad, 41 vjeç dhe John Lee Malvo, 17 vjeç, rastësisht qëlluan dhe vranë 13 njerëz me snajper nga Uashingtoni në Rockville, Maryland dhe Virxhinia. Ata u gjetën duke fjetur në një automjet të tipit ‘Shevrolet’, e cila kishte një vrimë në pjesën e prapme nga ku ata gjuanin pa u diktuar. Nga të dhënat dhe telefonatat e bëra doli se ata kërkonin 10 milionë dollarë. Kur u kapën, investiguesit mësuan se ata kishin lidhje edhe me 6 vrasje në shtetet e tjera, ndër të cilat 3 ishin fatale. Dyshja përdorte radio për të komunikuar me njëri-tjetrin gjatë kryerjes së vrasjeve. Për krimet në Virxhinia, Muhammad u dënua me vdekje, ndërsa Malvo mori dënim të përjetshëm.