Londra, “ju lutem, thoni ju lutem”
A e keni parasysh atë gjë të jashtëzakonshme sa i përket formës që e ka bërë të famshëm stilin ‘british’? Atëherë, mirë, kini parasysh që “please” është konfirmimi! Në restorante, në hotele dhe në dyqane, ju duhet ta përfundoni fjalinë gjithnjë me këtë formulë magjike. Të thoni “të lutem” në Londër është normë, dhe do t’ju bëjë të ndiheni ‘Londoner’ të vërtetë.
Kopenhagën, mos jini të paduruar!
Nxitimi nuk është një karakteristikë universale dhe danezët nuk janë imunë ndaj tij. Nëse në bare dhe restorante, kamerierët nuk vijnë menjëherë në tavolinë, ruani qetësinë. Por nëse e keni me nxitim, porosisni në banak dhe paguani menjëherë dhe mos e merrni për keq “trajtimin e keq”.
Lisbonë, koha është elastike
Sensi i përpikërisë së portugezëve është shumë personal. Nëse ju kanë ftuar për darkë apo keni lënë ndonjë takim, mos u nervozoni nëse personi tjetër nuk është në kohë. Është një sjellje që krijon situata të sikletshme të panevojshme. Doni një këshillë? Shkoni të paktën çerekore me vonesë.
Berlini, korrektesa mbi të gjitha!
(Edhe në Berlin) mos harroni të tregoni se bileta juaj është e vlefshme në mjetet e transportit. Kontrollorët e kryeqytetit e duan punën e tyre dhe e kryejnë në mënyrë serioze. Ata janë mjaft të rreptë kur kapin dikë pa biletë në mjetet e transportit. Gjëja më e mirë në këto raste është që të bëni një abonim javor apo një WelcomeCard.
Barcelonë, mos i besoni kurrë fatit
Nëse shëtisni në Rambla dhe dikush ju fton të merrni pjesë në një lojë fati, mos e besoni që fitorja është e sigurt dhe se është dita juaj me fat. Mashtrimi ju ka bërë pritë.
Amsterdam, jo gjithçka lejohet!
Në Amsterdam lejohen shumë gjëra, por sigurisht jo gjithçka. Vetëm drogat e lehta si hashashi tolerohen, por edhe këto shiten në coffee-shop të autorizuar që kanë një licencë nga shteti. Blerja dhe shitja në rrugë, është e ndaluar. Në Holandë, importimi dhe eksportimi i substancave të opiumit ndëshkohen me dënim me burg deri në 12 vjet dhe posedimi dhe shitja e një sasie drogash të lehta më pak se 30 gramë, me një muaj burg.
Edimburg, mos thoni që ju pëlqen Glasgou
Bëni kujdes. Shmangni të thoni se ju pëlqen Glasgou apo lojtarët e Celtik. Dy qytetet janë krejtësisht të ndryshme dhe banorët respektivë nuk e shohin me sy të mirë njëri-tjetrin,
Budapest, këmbeni paratë në pika të autorizuara
Mos këmbeni kurrë shuma parash te pika këmbimi valutor ambulant, pasi është e paligjshme. Ju rrezikoheni që t’ju mashtrojnë apo t’ju vjedhin sapo të keni nxjerrë kuletën. Ju leverdis të shkoni më mirë në banka apo në pikat e autorizuara, ose në pika ATM.
Madrid, mos pini (shumë) cigare
Ashtu si në shumë vende të Europës, edhe në Spanjë ka hyrë në fuqi një ligj i rreptë kundër duhanit. Është e ndaluar të pish duhan në të gjitha vendet publike si baret, restorantet apo klubet. Po ashtu nuk ka më zona të caktuara apo kabina për pirjen e duhanit. Nëse nuk bëni dot pa cigare, dilni në parqe.
Vjena, kodi i veshjes është gjithçka
Nëse shkoni një natë në teatër, mos vishni minifunde, t-shirt, xhinse apo pantallona të shkurta. Për burrat është e detyrueshme të veshin xhaketë dhe kravatë. Edhe gjatë ditës ka disa rregulla që është e këshillueshme që t’i ndiqni ato.