Formacionet e para ushtarake të përbëra vetëm nga femra, në Europë u krijuan rreth viteve 1900. Formacioni i parë u krijua në Rusi gjatë Luftës së parë botërore (1917): ishte batalioni femëror i vdekjes – në foto – dhe përbëhej nga gra që vetëofrohen për të luftuar në vijën e parë të frontit.
Por në të kaluarën e afërt dhe të largët nuk kanë munguar raste të luftëtareve qe zbrisnin në fushën e betejës për të mbrojtur popullin e tyre. Në qoftë se historia e femrave amazone është një mit i ushqyer me shumë mundësi nga disa luftëtare shiite të cilat luftonin mbi kuaj,janë me tepër se legjendare historitë e grave dhe mbretëreshave të cilat kanë rrokur armët në emër të një ideali ose për të mbrojtur kufijtë e territorit të tyre. Ja disa nga luftëtaret më të famshme të historisë:
Mikesha e persëve – Artemisia (Shek.VI-V p.e.s) ishte mbretëreshë e Halikarnas-it një qendër e vogël në Azinë e Vogël. Gjatë luftës së dytë persiane u vendos përkrah persëve të cilët luftonin kundër grekëve. Sipas Herodotit (484-430 p.e.s), mbretëresha Artemisia mori pjesë në betejën e Salaminës (480 p.e.s), dhe kur situata ne fushën e betejës ishte në favor të grekëve dhe duke kuptuar se nuk kishte më mundësi fitoreje ia doli të mbijetojë falë një strategjie origjinale: urdhëroi marinarët te ndryshojnë simbolet dhe veshjet të njëjta me simbolet e flotës greke. Me mbarimin e betejës vazhdonte të interesohej për fatet e luftës. Mbreti i mbretërve Serse u konsultua shumë herë me të dhe si shpërblim i dha një anije greke.
Hakmarrësja –Tomiri (Shek.VI p.e.s), mbretëresha e Massageti, u bë e famshme për fitoren dhe vrasjen e perandorit pers Kiri i Madh (530 p.e.s), kur ai sulmoi vendin e saj për ta pushtuar. Shpirti i saj i copëtuar u bë legjendar: për tu hakmarrë për vdekjen e të birit i cili u vra nga Kiri i Madh në dyluftim, pasi e vrau perandorin pers, ia zhyti kokën në një lëkurë dhie te mbushur me gjak dhe më pas ia këputi. Sipas disa gojëdhënave e mbajti kafkën e perandorit gjithë jetën e saj, duke e përdorur si kupë për të pirë verë.
Më e hekurta anti-romake –Budika (33-60 e.r) ishte mbretëresha e tribusë së Ikenëve (Anglinë Lindore). Në periudhën që romakët ishin duke luftuar për pushtimin e Britanisë (43-84 d.C.), Budika udhëhoqi revoltën më të madhe të tribuve të ishullit kundër tyre. Dione Cassio (Shek II ) e përshkruan si një grua me “sy të hekurt dhe me zë të vrazhdë”. Sipas tregimtarëve thuhet që ka qene shtatlartë dhe shumë e bukur. Me origjinë aristokrate, ne moshën 7-vjeçare e dërguan në një familje tjetër ku ajo u rrit me traditat kelte dhe më pas u martua me mbretin e tribusë së fuqishme të Ikenëve. Pas vdekje së mbretit, romakët pushtuan mbretërinë e tyre duke e poshtëruar dhe Budikën publikisht. Në vitin 60 të e.r udhëhoqi një revoltë antiromake e cila kulmoi me betejën e Watling Strret. E detyruar te dorëzohej ajo bëri vetëvrasje.
Mbretëresha e Palmirës-Ksenia -Ksenobia (Shek .III e.r) mbretëreshë e mbretërisë së Palmirës (qyteti antik që u shkatërrua nga ISIS) ishte një mbretëreshë krenare anti-romake. Mbretëria e saj në momentin e zgjerimit më të madh shkonte nga Siria deri në kufij me Egjiptin. Mbretëresha synonte të zgjeronte territoret e saj në të gjithë Azinë e Vogël. Në vitin 270 kërkoi të arrinte një marrëveshje me perandorin romak Aureliano për të konsoliduar kufijtë e territoreve nën mbretërinë e saj. Por si përgjigje Aureliano bëri një kundërofensivë duke e mundur në Emesa në vitin 272 e.r. Pas rrethimit të Palmirës, ndërkohë që tentonte të largohej për në Persi u zu rob: por Aureliano i fali jetën dhe e dërgoi ne Romë duke i bërë dhe shëtitjen si trofe lufte.
Çupëlina e Orléans– Zhan D’Ark (1412-31) jetoi përgjatë periudhës së luftës njëqindvjeçare (1337-1453) ku në konflikt ishin dy kombe që po lindnin, Franca dhe Anglia. Me origjinë jo fisnike, në moshën 17-vjeçare, kishte bindjen në vetvete se ishte përzgjedhur nga Zoti për të shpëtuar Francën dhe pasi përshkoi 2000 km dhe mbërriti në oborrin e Karlit të Shtatë dhe kërkoi të kalëronte në krye të ushtrisë që shkonte në ndihmë të Orléans, e rrethuar nga ushtria e Enrikut VI. Pasi mori konsensusin e mbretit çupëlina dhe ushtria e saj ia dolën të çlirojnë Orléans. Por karriera e saj u ndërpre shumë shpejt. Pasi e kapën një vit më pas në një kurth, iu dorëzua Mbretit të Luksemburgut, i cili ia dhuroi si trofe lufte anglezëve. Në vitin 1431, në moshën 19-vjeçare, u akuzua për hermetizëm dhe u dogj e gjallë. Zhan D’Ark është shenjtëruar nga Franca.
Mbretëresha e Forli – Caterina Sforza (1463-1509), vajza e Galeazzo Maria Sforza dhe nëna e Giovanni dalle Bande Nere, qeverisi mbi provincën e Imola dhe Forli. E mbiquajtur Tigreshë për kurajon dhe vendosmërinë e saj, u mor vetë në mënyrë direkte për mbrojtjen e shtetit të saj: planifikonte manovrat ushtarake, për nevojat e ushtrisë, armët dhe kuajt si dhe stërvitjen ushtarake. Por kjo nuk mjaftoi që të arrinte të ruante territoret e saj nga pushtimet e famëkeqit Cesare Borgia, i mbiquajtur il Valentino. U burgos në Romë, pasi rifitoi lirinë, jetoi vitet e fundit të jetës së saj në Firence.
Grua samurai- Nakano Takeko (1847-68) ishte onna-bugeisha, pra një grua luftëtare e cila i përkiste aristokracisë japoneze. Këto gra mund të merrnin pjesë ne beteja, së bashku me meshkujt samurai dhe ishin të stërvitura në përdorimin e armëve për të mbrojtur shtëpinë e tyre, familjen dhe nderin ne kohë lufte. Nakano Takeko u vendos në krye të një trupe speciale të përbërë nga gra luftëtare, një lloj ushtrie femërore e cila lufton me një shpatë japoneze naginata. Vdiq ne fushën e betejës së Aizu (1868) në kulmin e Luftës civile japoneze.
Luftëtare dhe shkrimtare- Nadežda Andreevna Durova (1783-1866), bija e një komandanti huzar, u rrit ndërmjet kalorësve. Mbase dhe nga ky fakt ajo mendoi që nuk do të bënte një jetë prej shtëpiakeje, por do të ndiqte karrierën ushtarake. Kështuqë ajo u regjistrua me një emër mashkullor në trupën e Ulaneve, ushtarë kalorës të pajisur me heshta dhe përgjatë betejave napoleonike fitoi disa medalje ushtarake. E apasionuar pa letërsisë publikoi kujtimet e saj ne revistën Sovremennik (1836) me një prezantim të poetit rus Pushkin.
Luftëtare dhe shkrimtare- Asia Ramazan
E mbyllim këtë galeri me një “luftëtare” të ditëve të sotme: Asia Ramazan (1996-2014), një luftëtare kurde e cila kërkoi të ndalonte avancimin e Isis në territoret e Kurdistanit sirian. Në 2014, vetëm 18 vjeç, u bë vullnetare e radhëve të Ypj, milicisë femërore kurde, pjesë e milicisë së Kurdistanit sirian. U bë e famshme në mediat perëndimore si simbol i heroinës rezistues dhe nga bukuria si “Angelina Jolie kurde”. Ajo vdiq në vitin 2016 në një betejë në Minbic, Siria e Veriut.