1 – Burri që bleu një shtëpi ngjitur me shtëpinë e ish-gruas së tij dhe vendosi një skulpturë të madhe me gisht të mesit
Alan Markovizt, një pronar i njohur i një klubi striptizmi në Detroit pasi u nda nga gruaja e tij Lea Touhy pasi ajo e tradhëtonte prej dy vitesh me një të njohur, vendosi të blinte një shtëpi ngjitur me të dhe vendosi një statujë bronzi një dorë me një gisht mesi të ngritur për të injoruar gruan e tij.
2 – Ish-gruaja që bëri pagesën e divorcit me qindarka
Një burrë që vendosi të ndahej nga gruaja e tij postoi një foto në Reddit ku thoshte: Divorci u finalizua javën e kaluar, dhe gjykata urdhëroi ish-gruan time për të më dhënë 50$, por ja çfarë më dërgoi ajo. Ajo i dorëzoi paratë në një qese plastike të mbushur me qindarka.
3 – Kryebashkiaku që i dha ish-gruas së tij një gur të madh 20 ton si “dhuratë”
Një kryebashkiak i një qyteze të vogël u përball me akuzat pasi i kishte dhënë për ditëlindje një dhuratë aspak të këndshme ish-gruas së tij: një gur 20 tonësh, të lidhur me një fjongo rozë. Në gur shkruhej me sprajt: Gëzuar ditëlindjen Isa.
4 – Burri që nxorri në qira 101 herë fustanin e dasmës së ish-gruas së tij
Kevin Cotter u shkatërrua kur gruaja e tij e la pas 12 vitesh martesë, duke marrë të gjitha posedimet e saj. E vetmja gjë që la ishte fustani i saj i dasmës. Kevin më pas hapi një faqe në internet ku nxirrte me qira fustanin e nuses së tij.
5 – Burri që la një bombë false në kuzhinën e ish-gruas së tij
Radolpf Smith, 51 vjeç, u arrestua pas akuzave për një sulm të rëndë me armë vdekjeprurëse, duke vendosur një bombë false në kuzhinës e shtëpisë së ish-gruas së tij. Edhe pse skuadra xheniere pa që nuk kishte asnjë mjet shpërthyes, Radolf qëndroi në burg disa ditë për rezistencë ndaj policisë.
6 – Bashkëshorti që mbushi vaskën e ish-gruas së tij me pleh organik pasi ajo kërkoi divorcin
Një 64-vjeçarin në Kanada, i zemëruar nga kërkesa e divorcit që i dorëzoi e shoqja e tij vendosi që ta poshtëronte atë. Duke qenë traktorit, Rene Daniel vendosi që të mbushte vaskën e saj me pleh organik. Rene u arrestua nga policia.
7 – Çifti njujorkez që e ndau shtëpinë me një mur
Një çift i sapondarë vendosin të ngrenë një mur mes shtëpisë së tyre pasi as burri dhe as gruaja nuk donin të hiqnin dorë nga shtëpia. Simon dhe Chana Taub u divorcuan pas 6 vitesh martesë.
8 – Fermeri që përdorni një makinë të rëndë për të ndarë gjithçka në gjysmë
Një fermer serb përdori një makinë të rëndë për të prerë mjetet e tij bujqësore dhe makineritë e ndryshme në gjysmë në mënyrë që të zbatonte vendimin e gjykatës se ai duhet ta andante të gjithë pasurinë e tij me ish-gruan.
9 – Gruaja që hodhi unazën e martesës në hapësirë
Një grua nga Zelanda e Re gjeti një mënyrë për ta dërguar unazën e saj të martesës sa më larg nga vetja. Në vitin 2012 Rebecca Gibbs, e vendosi unazën e saj brenda një rakete që do të fluturonte në hapësirë. Ajo regjistroi nisjen në një video dhe më pas e hodhi atë në Youtube.
10 – Bashkëshorti i divorcuar që vendosi një baner jashtë shtëpisë
Robin Baker përdori fasadën e shtëpisë së tij për t’i dërguar një mesazh ish-gruas së tij pasi zbuloi se ajo merrej me striptizëm. 45-vjeçari i tre fëmijëve shkruajti në baner: “Grua striptiste. E provova që je gënjeshtare”.