Këngëtarja Taylor Swift zuri vendin e parë në listën e Forbes të muzikantëve më të pasur këtë vit, me të ardhura prej 185 milionë dollarë. Forbes publikoi listën vjetore këtë javë dhe emrat më të famshëm botëror arritën pranë 200 milionë dollarë në vit, pjesërisht prej shitjeve që nuk lidhen me krijimin e muzikës.
Muajin e kaluar, Swift fitoi 6 çmime në shfaqjen “American Music Awards”, duke kaluar rekordin e Michael Jackson. Swift fitoi çmimin kryesor, artistit i vitit dhe katërt të tjera. Këngëtares iu dha gjithashtu çmimi i nderit për artistin e dekadës, duke e çuar totalin e çmimeve në 29, që kalon rekordin e Michael Jackson me 24. Kanye West rezultoi në vend të dytë me të ardhura në 150 milionë dollarë, por këto erdhën kryesisht nga shitjet e atleteve Yeezey, sipas Forbes.
Ndër artistët e rinj në list përfshihej grupi korean BTS, që u rendit në vend të 15 me 57 milionë dollarë të ardhura dhe në vend të 22 u rendit Ariana Grande, me 48 milionë dollarë. Në total, 10 muzikantët më të paguar në botë fitojnë 1 miliardë dollarë përpara taksave, që përbën një rritje me 114 milionë dollarë nga viti 2018. Sipas Forbes, vetëm Kanye west fitoi 122.5 milionë dollarë më shumë këtë vit krahasuar me 2018.
Dhjetë artistët më të paguar për vitin 2019
Taylor Swift (185 milionë dollarë)
Kanye West (150 milionë dollarë)
Ed Sheeran (110 milionë dollarë)
The Eagles (100 milionë dollarë)
Elton John (84 milionë dollarë)
Jay Z (81 milionë dollarë)
Beyonce (81 milionë dollarë)
Drake (75 milionë dollarë)
Diddy (70 milionë dollarë)
Metallica (68. 5 milionë dollarë)