Që nga krijimi i parasë si mjet shkëmbimi, kanë kaluar mijëra vjet, e gjatë kësaj kohe disa gjëra janë bërë simbolikë e parasë pa kuptuar pse.
Nga fakti pse quhet “monedhë”, e deri te pse arkat e kursimit kanë formën e derrkucit, këto janë 10 fakte kurioze mbi paranë.
Pagesa dhe rrogat
Në shoqëritë neolitike shkëmbimet e para bëheshin duke i vendosur vetë një vlerë objekteve të ndryshme apo gjësë së gjallë: një dele mund të ndërrohej me katër pula. Por, me përparimin dhe specializimin e ekonomisë (tashmë dikush bënte rroba, dikush rriste kafshë, dikush kultivonte),lindi nevoja për të krijuar një mjet shkëmbimi të barabartë për të gjithë. Më të përdorurat në Lindje ishte çaji, gjëja e gjallë dhe kripa, me të cilën paguheshin ushtarët romakë.
Megjithatë me kalimin e kohës u ndie detyrimi për të gjetur objekte që t’i rezistonin kohës, që të mund të ndaheshin dhe të transportoheshin lehtë. Pas guaskave, zgjidhja e radhës u orientuar tek metalet më të çmuara si ari dhe argjendi, me të cilat u krijuan monedhat e para.
Monedhat e para
Monedha debutoi në shekullin e shtatë p.e.s. në Lidia (Turqi), ku mbreti Giges krijoi një objekt prej ari dhe argjendi, të garantuar në peshë e në përmasa, e kësisoj edhe në vlerë.
Fjala monedhë
Termi i përdorur për paratë e para lindi pas krijimit të vetë monedhës. Ajo e merr emrin nga perëndia romake Juno Moneta. Patat, besnike ndaj saj, me ulërimat e tyre lajmëronin popullsinë për sulmet e natës të armiqve. Monedhë vjen nga latinishtja “monere”, që do të thotë paralajmëruese.
Taksa dhe monedhat
Sipas Charles Goodhart, paraja ishte një shpikje e shtetit, në mënyrë që paratë, të ardhurat dhe shpenzimet të bëheshin më të matshme, falë peshës së njëjtë të monedhave. U bë kështu më e lehtë edhe të imponohej taksimi.
Dollari më i shtrenjtë
Në vitin 1945, SHBA prodhuan një kartëmonedhë prej 10 mijë dollarësh, me portretin e Salmon Chase, sekretarit amerikan të thesarit në kohën e Lincolnit. Në vitin 1969 kjo kartëmonedhë u hoq nga qarkullimi, por llogaritet se janë ende në qarkullim 336 të tilla.
Argjend burracak
Me 30 nga këto monedha, Juda tradhëtoi Jezusin. Ato ishin rroga mujore e një punëtori.
Medalistët
Monedhat e metalit më të përdorura në botë janë dizajnuar nga medalistë, të njohur vetëm nga monedhat e tyre, pavarësisht shpërndarjes së gjerë të veprave të tyre. Monedhën prej 1 penny me portretin e Abraham Lincoln e krijoi Victor David Brenner.
Derrkucët
Arka e kursimit më e vjetër në botë është zbuluar në Turqi, dhe është prej më shumë se 2 mijë vjetësh. Megjithatë, lidhja e saj me formën e derrkucit ka nisur vetëm nga vitet 700. Studiuesit besojnë se forma vjen nga një lojë fjalësh mes materialit përbërës “pygg” dhe fjalës derrkuc “pig”.
Bankomatët
Ka mbi 1.6 milionë sportele bankomatësh në botë. Madje ka një edhe në Antarktidë. Dita e premte është dita kur ato frekuentohen më shpesh.
Vijëzimi i anëve
Deri në vitin 1600 anët e monedhave ishin të lëmuara. Por shkencëtari Isaac Newton shpiku vijëzimin e anëve, në mënyrë që të mos limoheshin anët për të fituar pak nga monedhatprej ari apo argjendi. Me këtë sistem vijëzimi, vihej re menjëherë nëse anët ishin limuar.