Duke nisur nga data 25 qershor, Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim monedhën e re metalike 10 lekëshe.
Ajo ka të njëjtën pamje, përmasë dhe peshë me 10 lekëshin aktual. Ndryshimet e vetme janë viti i emetimit, që në monedhën e re do të jetë 2018 dhe drejtshkrimi i fjalëve LEKË dhe SHQIPËRISË, që do të shkruhen me Ë dhe jo me E.
Ndërkohë, brenda këtij viti, Banka e Shqipërisë pritet të hedhë në treg edhe kartëmonedhat e reja 200 dhe 5 mijë lekëshe, me një dizajn të përmirësuar.
Ndërsa në vijim, brenda dy viteve të ardhshme do të ndryshohen edhe kartëmonedhat e tjera, si dhe do të prodhohet dhe hidhet në qarkullim për herë të parë prerja e re 10 mijë lekëshe. Krahas pamjes, kartëmonedhat e reja do të kenë elementë shtesë të sigurisë, për mbrojtjen nga falsifikimi.