Juventusi duket se e dominon futbollin italian jo vetëm në fushë, pasi edhe në rast se hedhim një sy në “Transfermarkt”, për të parë vlerat e lojtarëve në Serie A, shohim që bardhezinjtë janë pa rivalë. Cristiano Ronaldo mban fronin me vlerën 90 milionë euro, ndërsa pas tij janë katër lojtarë që vlerësohen me shifrën 75 milionë euro.
Në rast se i marrim nga mosha, atëherë De Ligt dhe Dybala do të plotësonin podiumin, ndërsa në vendin e katërt e të pestë, do të ishin Lukaku dhe Koulibaly. Pas pesëshes së parë, vjen përsëri një lojtar bardhezi dhe bëhet fjalë për Miralem Pjanic, i cili vlerësohet 70 milionë euro.
Në vendin e shtatë dhe të tetë janë Milinkovic-Savid dhe Insigne, të dy me vlerën 65 milionë euro. Fabian Ruiz dhe Chiesa ndajnë vendin e nëntë, ndërsa renditja e “Top 10” mbyllet me Skriniar dhe Allan, respektivisht nga 60 milionë euro.
Ajo që bie në sy, është fakti që Milan nuk ka asnjë përfaqësues në këtë renditje.
1. Cristiano Ronaldo (Juventus) – 90 milionë euro
2. Mathijs De Ligt (Juventus) – 75 milionë euro
3. Paulo Dybala (Juventus) – 75 milionë euro
4. Romelu Lukaku (Inter) – 75 milionë euro
5. Kalidou Koulibaly (Napoli) – 75 milionë euro
6. Miralem Pjanic (Juventus) – 70 milionë euro
7. Milinkovic Savic (Lazio) – 65 milionë euro
8. Lorenzo Insigne (Napoli) – 65 milionë euro
9. Fabian Ruiz (Napoli), Federico Chiesa (Fiorentina) – 60 milionë euro
10. Milan Skriniar (Inter), Allan (Napoli) – 60 milionë euro