Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se, nga Pakoja e Madhe do të përfitojnë edhe punonjësit e Policisë së Shtetit.
Përkatësisht këtë shpërblim do të përfitojnë punonjësit e terrenit dhe komisarët e Policisë së Shtetit.
“10000 Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe, pas rritjes së pagave para disa muajsh me 15% për punonjësit e terrenit dhe 7% për komisarët e Policisë së Shtetit, do ta zerojnë impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin e tyre familjar në këtë dimër të vështirë për të gjithë, duke dëshmuar po ashtu vëmendjen e pandarë të qeverisë jo vetëm ndaj shtresave më në nevojë, po edhe ndaj shërbëtorëve të shtetit e të popullit shqiptar”, shkruan Edi Rama në Facebook.