Real Madrid është në pritje të Zidane për të konfirmuar largimin. “Gazzetta Dello Sport” ka raportuar se presidenti Florentino Perez ka bërë gati ofertën për Massimiliano Allegrin.
Propozimi i tij është një kontratë 2-vjeçare me opsion për një vit të tretë duke përfituar 10 milionë euro në sezon.
Italiani është i gatshëm këtë verë, por duket se do t’i duhet të vendosi pasi Juventus dhe Napoli ka raportuar interesin për shërbimet e tij. Nëse Allegri do të qëndrojë në Itali, Raul Gonzalez do të ishte një rikthim në “Los Blancos” si zëvendësuesi i Zidane.
Nga ana tjetër, yjet e Real Madrid janë drejt largimit. E ardhmja e Sergio Ramos, Raphael Varane, Marcelo, Isco dhe Lucas Vazquez mbetet e pavendosur, ndërkohë Zinedine Zidane e ka dhënë lamtumirën e tij. Fytyrat në dhomën e zhveshjes së Real Madrid do të ndryshojnë këtë verë.
Duket se Ramos po i jep fund një karriere 16-vjeçare në Madrid, ku kontrata e tij skadon në fund të qershorit. 35-vjeçari kërkoi të siguronte një kontratë 2-vjeçare, ndërkohë presidenti Florentino Perez ofron kontratë 1-vjeçare për mbrojtësin.
Pas një dekade, mes Varane dhe Real Madrid duket se po afrohet fundi i një marrëdhënie. Mbrojtësit i skadon kontrata verën e ardhshme dhe akoma nuk ka një ofertë për të. “Los Blancos” nuk dëshiron të rrezikojë që francezi të largohet vitin e ardhshëm me parametra zero, por mund të shesë kartonin e lojtarit me një vlerë prej 60 milionë eurosh. Dy nga lojtarët kyç të Real Madrid me katër Champions League të fituar, Isco dhe Marcelo janë drejt largimit. Të dy lojtarët kanë dhe një vit kontratë të mbetur dhe duket se klubi akoma nuk ka ofruar një marrëveshje të re.