Qendrat urbane strehojnë gjithnjë e më shumë një popullsi në rritje për shumë arsye, ku më kryesorja janë mundësitë e mëdha që ato ofrojnë për njerëzit.
Qendrat urbane janë përhapur në të gjithë botën, ndërsa popullata të mëdha vendosen në qytete për të përfituar nga mundësitë më të mira ekonomike, infrastruktura moderne dhe lehtësira të tjera.
Gjithnjë e më shumë vërehet një tendencë në rritje e popullsisë për tu zhvendosur në zonat urbane duke synuar përmirësim të jetesës së tyre dhe duke rritur rrjedhimisht edhe numrin e banorëve që popullojnë këto zona.
Përqendrimi në qytete ka edhe faktorët e tij negativë, ku një prej tyre është trafiku i lartë dhe mbipopullimi i zonës. Qytetet aziatike kanë shënuar rritje të jashtëzakonshme, dhe shumica e qyteteve më të mëdha gjenden aktualisht në kontinent si Shangai, Pekini, Dhaka, Tokio, Delhi, Mumbai dhe Guangzhou.
Disa prej qendrave urbane më të populluara për 2018 gjenden më poshtë, shoqëruar me numrin e popullsisë për secilin qytet në botë.
10. Mumbai – 12.4 milionë njerëz
9. Tianjin – 12.7 milionë njerëz
8.-Manila-12.8-milionë-njerëz
7.-Moska-13.1-milionë-njerëz
6.-Tokio-13.6-milionë-njerëz
5.-Dhaka-14.5-milionë-njerëz
4.-Stambolli-14.6-milionë-njerëz
3. Karachi – 18 milionë njerëz
2.-Pekin-18.5-milionë-njerëz
1.-Shangai-24.1-milionë-njerëz