Extra 10 rregulla të veshjes që duhen respektuar për të lënë përshtypjen e...

10 rregulla të veshjes që duhen respektuar për të lënë përshtypjen e duhur (FOTO)

Rrobat janë një pjesë shumë e rëndësishme e imazhit tonë.

Çdo detaj mund të vërehet, sidomos kur do të takoni dikë për herë të parë.

Ne ju sjellim disa rregulla bazike që do t’ju ndihmojnë të dukeni të përsosur gjatë gjithë kohës:

1- Kur vishni një këmishë ose një bluzë, nuk duhet t’i lini hapur më shumë se dy kopsa

 

2- Kujdesuni që vathët tuaj të kombinohen me byzylykun dhe varësja të kombinohet me unazën. Tri ose katër bizhuteri të një modeli është shumë.

 

3- Fundi i kravatës suaj duhet të arrijë belin dhe madje të kalojë poshtë belit.

 

4- Përzgjidhni ose të visheni shkurt ose që të visheni shumë hapur. Që të dyja bashkë duken shumë vulgare.

 

5- Nëse vishni një këmishë pa xhaketë, nuk keni nevojë për kravatë.

 

6- Nëse e fusni këmishën nën pantallona, duhet të vendosni një rrip.

 

7- Ngjyra e rripit tuaj duhet të jetë e njëjta me këpucët tuaja.

 

8- Mos vishni rroba me shumë dizajne.

 

 

9- Çorapet tuaja duhet të jenë aq të gjata sa këmbët tuaja të mos shihen kur jeni ulur.

10- Një bluzë pa mëngë që e vishni në zyre duhet të mbulojë shpatullat tuaja.