Me siguri keni nisur me listën e objektivave dhe dëshirave për 2020-ën apo jo? Në prag të çdo fundviti, nisin reflektimet dhe përpjekjet që ky i riu të jetë edhe më i mbarë, më i suksesshëm më i bukur…
Para se të nisni nga puna, hidhini një sy gjithë supersticioneve që ekzistojnë nëpër botë rreth Vitit të Ri. Nuk ju garantojmë se do t’ju sjellin fat të mirë, por nuk humbisni asgjë nëse i provoni.
Mbani nëpër shtëpi një valixhe bosh.
Njerëzit në Amerikën Latinë besojnë se duke mbajtur një valixhe të vogël bosh nëpër shtëpi, viti i ri do të jetë i mbushur plot me aventura dhe udhëtime.
Bëni shumë zhurmë
Filipinasit mendojnë se duke bërë zhurmë nëpër shtëpi, shpirtrat e këqinj do të zhduken. Kështu që bërtisni, këndoni, përplasni gotat dhe hidhni fishekzjarrë- për qejf dhe fat!
Vishni të brendshme të kuqe
Këtë me siguri e keni dëgjuar apo jo? Nëse doni që dashuria t’ju trokasë në derë, në vigjilje të Vitit të Ri vishni të brendshme të kuqe. Njerëzit në Amerikën Latinë besojnë se kështu, lidhje pasionante do ju presin në vijim.
Hani 12 kokrra rrush në mesnatë.
Spanjollët sapo ora shënon 12:00 hanë 12 kokrra rrushi. Kjo traditë daton që nga 1880 dhe legjenda thotë që nëse ke arritur të hash 12 kokrra (1 për çdo muaj) para se ora të shkojë 12:01, fati i mbarë është me ty.
Pastro shtëpinë
Njerëzit në Kinë dhe Amerikën Latine besojnë se pastrimi i shtëpisë heq gjithë negativitetin nga familja dhe jeta jote.
…Ose jo
Të tjerë një ditë para vitit të ri shmangin larjen e rrobave, enëve apo hedhjen e plehrave. Kjo, sepse mendojnë se duke vepruar kështu, 1 janari i gjen me “fatin e tyre jashtë”.
Vendosni para në kuletë
Pak para mesnatës fusni pak lek në kuletë, thuhet se kështu viti do të jetë i mbushur me prosperitet.
Hapni dyer e dritare
Ky supersticion është shumë i famshëm në Filipine. Duke hapur dyer e dritare ju po lini pas të shkuarën dhe jeni gati për gjëra të reja në jetën tuaj.
Puthni dikë në mesnatë
Nëse keni të dashur, puthni atë! Në të kundërt kë të keni më afër. Kjo bëhet që 365 ditët e ardhshme t’ju shkojnë duke puthur!
Hani mish derri
Kinezët e lidhin derrin me fatin e mirë dhe prosperitetin. Nëse e konsumoni atë natë, thuhet se keni më shumë shanse për t’u bërë të pasur.