Që nga koha e Galileos, njerëzit kanë përdorur teleskopë të ndryshëm për të vëzhguar qiellin.
Galileo eksploroi qiellin e natës dhe zbuloi Rrugën e Qumështit, por sot teleskopët përdoren për një gamë të gjerë kërkimesh. Një nga karakteristikat e tyre të rëndësishme është aftësia për të parë shumë ngjyra dhe lloje të dritës që sytë tanë nuk mund të regjistrojnë, të tilla si rrezet infra të kuqe, ultravjollcë, gama, rrezet x etj.
Ata mund të shohin detaje më me imtësi se sytë tanë, dhe mund të regjistrojnë njëkohësisht atë që po shohin, në mënyrë që vëzhgimet të mund të ndahen. Teleskopët po bëhen më të mëdhenj, me disa gjigantë të cilët mendohet të nisen në dhjetë vitet e ardhshme. Por ndërkohë, këtu janë dhjetë teleskopët të cilët aktualisht janë më të mëdhenjtë në botë.
10- Magellan
Teleskopët optik Magellan janë 6.5m dhe gjenden në Kili.
9- Observatori MMT (MMTO)
MMTO ndodhet në Arizona dhe pasqyra kryesore e saj është 6.5m.
8- Gemini North and South
Të dy teleskopët janë 8.1m, por këta dy teleskopë janë ndarë, North është në Hawaii dhe South është në Kili.
7- Very Large Telescope (VLT 1, 2, 3 dhe 4)
VLT ka katër teleskopë përbërës nga 8.2m. Ajo është e vendosur në veri të Kilit, dhe operohet nga Observatori Jugor Europian.
6- Teleskopi Subaru
Ashtu si disa prej teleskopëve të tjerë në këtë listë, 8.2m Subaru është vendosur në Mauna Kea në Hawai, edhe pse i përket japonezëve.
5- Large Binocular Telescope (LBT)
Ky është një nga teleskopët më të sofistikuar optik në botë. Ka dy pasqyra prej 8.4m, dhe optika adaptive, e cila në disa gjatësi vale të lehta, mund të kaloj Hubble në mprehtësinë e imazhit.
4- Teleskopi i madh i Afrikës së Jugut (SALT)
I ndodhur në Observatorin Astronomik të Afrikës së Jugut, SALT vjen në 9.2m, duke u bërë teleskopi më i madh në hemisferën jugore.
3- Keck 1 dhe Keck 2
Këto lidhen me Hobby-Eberly, në 10m, dhe si ai teleskop, ato paraqesin një ndërtim të segmentuar.
2- Hobi-Eberly Teleskop (HET)
Ky është teleskopi 10 metra në Observatorin MacDonald në Teksas. Është ndërtuar nga 91 segmente me formë gjashtëkëndëshe, një teknikë që e bëri më ekonomik ndërtimin.
1- Gran Teleskopio Canarias
Me hapjen më të madhe të vetme të çdo teleskopi në botë, Gran Teleskopio në Kanarie, udhëheq me 10.4m.