Dhjetë pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga Covid-19 në vendin tonë.
Viktimat janë mjeku 72-vjeçar Sali Baco; 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 55-80 vjeç.
Doktor Baco, ish-drejtues për shumë vite i Spitalit Psikiatrik në Elbasan gjendej i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” prej disa ditësh dhe pas përkeqësimit ka ndërruar jetë.
Vite më parë me mikun e mirë, shokun, kolegun
Dr. Sali Baco, që sot u nda nga ne.I pa lodhur deri ditën e fundit në shërbim të njerëzve.
Ngushëllime familjes!
Posted by Shefqet Deliallisi on Sunday, 27 December 2020
Në vendon tonë deri tani gjatë betejës me COVID-19 në vijë e parë kanë humbur jetën mbi 25 mjekë.
Rastet e reja- Ndërkohë, nga 2165 testime që janë kryer, kanë rezultuar të infektuar me Covid 499 persona.
Rastet pozitive janë 180 në Tiranë, 36 në Durrës, 29 në Fier, 21 në Shkodër, 19 në Vlorë, nga 16 raste në Elbasan, Gjirokastër, 15 në Sarandë, 13 në Lushnje, nga 12 raste në Lezhë, Berat, 11 në Dibër, nga 9 raste në Pogradec, Kavajë, nga 8 raste në Mirditë, Mat, nga 6 raste në Kurbin, Përmet, Delvinë, Tepelenë, 5 në Korçë, nga 4 raste në Tropojë, Librazhd, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Kukës, Has, Peqin, Klos, Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Selenicë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, nga 1 rast në Devoll, Pukë, Mallakastër, Divjakë, Roskovec, Bulqizë, Memaliaj, Vorë, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,565 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 316 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.