Bota përkujton sot 10-vjetorin e vdekjes së këngëtares së njohur të muzikës soul, Amy Winehouse.
Këngëtarja, e njohur për këngë si ”Back To Black” dhe ”Rehab”, vdiq nga mbidozë alkooli dhe droge në moshën 27-vjeçare, në shtëpinë e saj në Camden, North London, më 23 korrik 2011.
Përvjetori u përshëndet me një seri librash dhe dokumentarësh që të kujtonin lartësitë muzikore të yllit dhe vitet e vështira të kaluara.
Shkruesi i këngëve Tyler James, një mik i ngushtë që nga mosha 13 vjeç, ka publikuar ”My Amy: The Life We Shared”, një kujtim të kohës së tyre së bashku.
BBC Two do të transmetojë gjithashtu një dokumentar unik me titull ”Reclaiming Amy” sot në orën 21:00.
Dokumentari do të përmbajë intervista me nënën e saj, Janis Winehouse dhe pamje të papublikuara nga koleksioni i familjes Winehouse si dhe përmbajtje arkivore nga BBC.
Një dokumentar i mëparshëm mbi jetën e këngëtares, filmi ”Amy i Asif Kapadia” në vitin 2015, fitoi Oskarin për dokumentarin më të mirë, por u kritikua shumë nga babai i Winehouse, i cili e përshkroi atë si një “farsë”.
Ish-shoferi i taksisë dhe këngëtari i xhazit, Mitch Winehouse tha se filmi la anash aspektet pozitive të jetës së vajzës së tij, përfshirë dizajnin e veshjeve dhe punën bamirëse.
Vdekja e këngëtares së ”Back To Black” në 2011 erdhi pas një abuzimi me alkoolin dhe drogën.
Gjatë karrierës së saj të famshme, Winehouse ka fituar çmime të shumta prestigjioze, duke përfshirë titujt ”Grammy Mobo” dhe tre ”Ivor Novellos”.