Një grua shqiptare është përdhunuar për 10 vjet me rradhë, por vetëm së fundmi ka gjetur guximin t’i kërkojë ndihmë policisë.
Sipas mediave italiane, hetimi për dhunën seksuale në grup filloi pas ankesës së gruas.
“E gjitha filloi me një lidhje jashtëmartesore midis një gruaje shqiptare dhe një burri, i cili me kalimin e kohës është kthyer në një makth të vërtetë. Një marrëdhënie sentimentale u shndërrua në 10 vjet tortura dhe dhunë me takime seksuale dhe shfaqje me burra të tjerë që me të vërtetë ishin zgjatur me kalimin e kohës. Ata e kanë përdhunuar viktimën edhe 20 burra njëkohësisht. Edhe mjete për praktika sadomatokiste u gjetën në shtëpinë ku ndodhi tortura”, raportoi Cataldo Pignataro, drejtor i Komisariatit të Corigliano Rossano, në agjencinë Adnkronos.
Hetimet zgjatën shtatë ditë dhe çuan në arrestimin e pesë personave nga policia e Cosenza-s, të cilët akuzohen për dhunë seksuale në grup dhe zhvatje.
“La Stampa” shkruan se gruan e kishin kërcënuar se do t’i vrisnin djalin e saj 5-vjeçar dhe partnerin, nëse ajo refuzonte të kryente shërbimet e kërkuara seksuale.
Falë historisë së gruas, hetimet kanë çuar gjithashtu në zbulimin e një plantacioni të marijuanës.