Guardia di Finanza e Pizës ka arrestua në flagrancë një shqiptar, me banim në Santa Croce sull’Arno në Itali.
Shqiptarit iu gjetën 77 kilogramë hashash, 25 kilogramë marihuanë dhe 7 gramë kokainë.
Sipas mediave italiane, ka qenë qeni i drogës, i cili ka zbuluar drogën në një garazh pranë një godine, ndërsa po kalonte rrugën.
Pas kontrollit të garazhit u zbulua sasia e madhe e lëndës narkotike, në total mbi 100 kilogramë.
Shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte me precedentë të mëparshëm penalë për trafik lëndësh narkotike.
Për të është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg”.