Aktualitet “100 mijë euro fitime”, arrestohen 4 shqiptarë në Itali që shpërndanin kokainë

“100 mijë euro fitime”, arrestohen 4 shqiptarë në Itali që shpërndanin kokainë

Hetimet që kanë zgjatur 1 vit e gjysmë kanë përfunduar me shkatërrimin e një grupi shqiptarët që merrej me trafikun e drogës.

Mediat italiane raportojnë se policia në Ascoli ka vënë në pranga 4 shqiptarë, të moshave nga 29 deri në 31 vjeç.

Hetimet kanë dokumentuar deri tani 80 raste të trafikut të kokainës nga grupi i shqiptarëve. Siç mësohet deri tani grupi i shqiptarëve shpërndante kokainë me doza të vogla, në parkingjet e qendrave tregtare.

Policia ka bërë me dije se grupi ka arritur që të fitojë 100 mijë Euro në pak muaj. 4 shqiptarët nuk e ndalën aktivitetin e tyre dhe gjatë kohës që Italia ishte e bllokuar dhe kanë qenë pikërisht lëvizjet e tyre që kanë krijuar dyshime tek policia.

Më pas kanë qenë kërkimet në mediat sociale dhe ndalimi i tyre që është zbuluar aktiviteti i tyre kriminal.

Ndërkohë shqiptarët kanë dalë para gjykatës, e cila dy prej tyre i ka lënë në arrest në shtëpi, ndërsa për dy të tjerët janë dëbuar nga provinca e Teramos.