Qeveria vendosi 100 milionë lekë shtesë për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
Fondi, që i është dhënë Ministrisë së Brendshme do të shkojë për zyrat e reja të këtij instiutucioni dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Shuma e akorduar do të përballohet nga fondi rezervë i institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, për vitin 2019.
Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Shtatori është muaji kur SPAK e BKH duhet të ishin gati për të nisur punën me kapjen e atyre që u pagëzuan si “peshqit e mëdhenj” në radhët e zyrtarëve të lartë.