Sipërmarrësit e turizmit dhe agroturizmit do të kenë mundësi të marrin kredi për të zhvilluar bizneset e tyre.
100 milionë euro është fondi i radhës që jepet nga BERZH për të zgjeruar kompanitë që operojnë në këto fusha. Marrëveshja është firmosur në Bankën e Shqipërisë.
Nga ana e saj, qeveria ka vendosur në dispozicion, 36 mln euro, për të mbështetur këtë program, duke mbuluar riskun e humbjeve për 3 vitet e para.
Ky financim i BERZH, nuk është i pari i këtij lloji, pasi programi për zhvillimin e agrobizneseve dhe bizneseve turistike ka nisur në vitin 2016. Prej këtij viti, janë lëvruar mbi 100 mln euro, një pjesë e të cilave është dhënë në formën e granteve.
Në më shumë se 5 vite financim, 6100 ndërmarrje kanë përfituar 70 mln kredi.
Në marrëveshjen e firmosur nga BERZH, në Bankën e Shqipërisë ishin Guvernatori Gent Sejko dhe ministret Frida Krifca e Mirela Kumbaro.