Janë shprehje të thëna nga njerëz që e kanë provuar shijen e pushtetit, siç është rasti i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Xhejms Buhanan, teksa i dorëzonte detyrën pasardhësit Abraham Linkoln: “Nëse ju zotëri, duke hyrë në këtë shtëpi jini po aq i lumtur sa unë që po dal, atëherë ju jini njeriu më i lumtur në botë”.
Por ka dhe xhevahire të tjera mendimi, ku duket se gjithë përvoja e një njeriu që ëndërron të merret me politikë përmblidhet në pak fjalë: “Një politikan mendon për zgjedhje të ardhshme, kurse një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm”.
1- “Politika përbëhet nga dy fjalë, ‘poli’, e cila është fjalë greke dhe do të thotë ‘shumë’ dhe ‘tik’, një lloj insekti gjakpirës”/ Gore Vidal.
2- “Një politikan profesional është një njeri i çnderuar profesionalisht. Për të kapur një post sa më të lartë, atij i duhet të bëjë aq shumë kompromise dhe të pësojë aq shumë poshtërime, saqë në fund nuk ka ndonjë ndryshim të madh me një prostitutë”/H.L. Mencken
3- “Nëse ju, zotëri, duke hyrë në këtë shtëpi (Shtëpia e Bardhë), jeni po aq i lumtur sa unë që po dal, atëherë ju jeni njeriu më i lumtur në botë”. /Xhejms Buhanan-Abraham Linkolnit
4- “Një nga gjërat që politika më ka mësuar mua është se burrat nuk janë të një seksi të arsyetuar apo të arsyeshëm”./Margaret Theçër
5- “Brenda pak muajve të parë të presidencës unë zbulova se, të jesh president, është si të shkosh kaluar mbi një tigër. Njeriu që e nget, duhet ta vazhdojë ta ngasë, ose ndryshe gëlltitet”. /Harri S. Truman
6- “Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë”/Napoleoni
7- “Politikani është ai person me politikën e të cilit nuk jeni dakord; nëse jeni dakord me të, ai është burrë shteti”. /Dejvid Llojd Xhorxh
8- “Politikanët janë gjithandej të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë”. /Nikita Hrushov
9- Nuk ka më komunist se ish-komunisti që lufton komunizmin./Valsav Havel
10- Çdo qeveri degjeneron kur iu besohet vetëm sundimtarëve të popullit. Populli është i vetmi rrëzues i tyre./ Tomas Xhefërson
11- “Nëse tani nuk mund t’u japim fund ndryshimeve tona, të paktën mund të ndihmojmë ta bëjmë botën më të sigurt për diversitet”. /Xhon F. Kenedi
12- “Konservatori është ai që i zë rrugën historisë duke i bërtitur “Ndal!”./Uilliam F. Baklej, i riu
13- “Nëse jemi të fortë, forca jonë do të flasë vetë. Nëse jemi të dobët, fjalët nuk të ndihmojnë dot”. /Xhon F. Kenedi
14- “Unë kurrë nuk do të kërkoj, kurrë nuk do të refuzoj, madje kurrë nuk do të jap dorëheqjen nga një post”. /Xhorxh Uashington
15- “Një nga lukset e jetës së një politikani është se e shikon veten, ashtu siç e shikojnë atë të tjerët”./Xho Klark
16- “Liberali është ai që është aq tolerant, sa mund të mos mbajë as anën e tij në një grindje”./ Robert Frost
17- “Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: Në vegla dhe në armiq”./Fridih Niçe
18- “Arti i të qenit burrë shteti është të parashikojë të pashmangshmen dhe të përshpejtojë shfaqjen e saj”./Talejrand
19- “Përderisa një politikan nuk e beson kurrë atë që thotë, ai befasohet kur të tjerët e befasojnë”. /Sharl de Gol
20- Rreziku i luftës lind atëherë kur një komb bëhet pafundësisht më i fuqishëm se konkurruesi i mundshëm i tij/Richard Nikson
21- Terrori i vërtetë është sikur të zgjohesh në mëngjes dhe të gjesh që kombi yt drejtohet nga klasa tënde e shkollës së mesme./ Neli MakKlung
22- “Kurrë mos u tërhiq, kurrë mos jep shpjegime, kurrë mos kërko ndjesë: Çoji gjërat deri në fund dhe lëri ata të bërtasin vetë“. /Neli MakKlung
23- “Çdo grua, që kupton problemet e drejtimit të një shtëpie, do ta ketë më të lehtë të kuptojë problemet e drejtimit të një shteti”./Margaret Theçër
24- “I pavaruri është ai që kërkon të nxjerrë politikën jashtë politikës”./Adlai Stivenson
25- “Në politikë është e nevojshme të tradhtosh ose vendin, ose elektoratin tënd. Unë parapëlqej të tradhtoj elektoratin“./Shark de Gol
26- “Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër pas prostitucionit. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër”./Ronald Regan
27- “Shtetet e mëdhenj kanë vepruar gjithnjë si gangsterë, ndërsa shtetet e vogla si prostituta”./Stenlej Kabrik
28- “Ndëshkimi më i rëndë për të vendosur të angazhohesh në politikë, është të urdhërohesh nga dikush, që është inferiori juaj”./ Platoni
29- Në politikë nuk ka miqësi të përjetshme, por interesa të përjetshme./Sharl De Gol
30- “Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar, jo për shkak të njerëzve që veprojnë si djalli, por për shkak të njerëzve që nuk bëjnë asgjë për këtë”. /Albert Ajnshtajn
31- “Nuk mund të ketë ndonjë krizë javën që vjen. Kalendari im është mbushur plot”. /Henri Kisinger
32- “Tre njerëz, të braktisur në një ishull të izoluar, do të shpiknin shumë shpejt politikën”./Meson Kulej
33- Një politikan mendon për zgjedhje të ardhshme, kurse një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm./James Clark
34- “Ishte furtunë në një kupë çaji, por, në politikë, ne lundrojmë në varka prej letre”. /Harold Makmillan
35 -Një qeveri popullore pa informacion popullor apo mjetet e marrjes së tij, është vetëm një prolog i një farse, ose një tragjedie, ose ndoshta të dyjave./ Xhejms Medison
36- “Politika e shkallës më të lartë në një demokraci pasqyron vlera, më shumë se sa i informon ato”. /Arnold A. Rogou
37- “Politika nuk është një vend ose një profesion i mirë për dikë që është dembel, delikat apo që i mungon një sens humori”./Xhon Bejli
38- “Politika, emër diplomatik për ligjin e xhunglës”./Eli Kultbertson
39- “Nuk ka herezi më të madhe se sa posti të vendosë vlerat e atij që e mban”. /Lord Akton
40- Ngrënia e fjalëve nuk m’i ka bërë asnjëherë keq tretjes/ Uinston Çurçill
41- Nuk duhet të hysh në luftë me dikë (median) që ble bojën me fuçi apo shiritin e regjistrimit me arka./ Lord Akton
42- “Sa më shumë lexoni për politikën, aq më shumë arrini të pranoni se çdo parti është më e keqe se tjetra”. /Uill Roxhers
43- “Në pikëpamjen akademike përpiqeni të pohoni të vërtetën absolute; në politikë kërkoni që të vërtetën t’ia përshtatni fakteve përreth jush”./Pierr Eliot Trudo
44- “Një pyetje, që nuk mund t’i përgjigjesh pa paragjykuar qeverinë, nuk është pyetje e përshtatshme për t’u bërë”. /Xhon F. Rokfeler
45- “Në politikë, një bashkësi e njerëzve që urrehen, është pothuaj gjithnjë baza e miqësisë”./Aleksis de Tokevil
46- “Paraja është për politikën si nëna që ushqen me qumështin e saj”. /Xhesi Anruh
47- Një burrë shteti është një politikan që e vë veten në shërbim të kombit, ndërsa një politikan është një shtetar që e vë kombin në shërbim të vetes. /Zhorzh Pompidu
48- Atje ku shtypi është i lirë dhe ku çdo njeri mund ta lexojë, gjithçka është e sigurt./ Tomas Xhefërson
49- “Nuk do të ketë ndonjë burrë shteti evropian që do të bashkojë Evropën. Evropa do të bashkohet nga kinezët”. /Sharl de Gol
50- “Një politikan që ankohet nga shtypi është si një marinar që ankohet se e zë deti”./ Sharl de Gol
51- “Votoni për njeriun që premton më pak; ai do të jetë më pak zhgënjyes”. /Bernard Baruh
52- “Unë nuk jam i referuar kurrë politikës si arenë e moralit. Ajo është arenë e interesave”. /Xhon P. Rosh
53- “Me qëllim që të bëhen zotërinj, politikanët pozojnë si shërbëtorë”./Sharl de Gol
54- “Politika është më e rrezikshme se lufta, sepse në luftë ju vriteni vetëm njëherë”. /Uinston Çurçill
55- Nëse doni të thoni të vërtetën, elegancën lërjani rrobaqepësve./ Uinston Çurçill
56- “Një e pesta e njerëzve janë kundër për çdo gjëje, gjatë gjithë kohës”. /Robert F. Kenedi
57- “Ata që bëjnë të pamundur revolucion paqësor, do të bëjnë të pashmangshëm revolucionin me dhunë”. /Xhon F. Kenedi
58- “Nuk është pushteti ai që të korrupton, por është frika. Frika se mos humbasim pushtetin korrupton ata që e ushtrojnë atë dhe, frika për të mos e pësuar nga pushteti, korrupton ata që janë subjekt i saj”. /Aung Sang Suu Kyi
59- “Tirani vdes dhe sundimi i tij merr fund; martiri vdes dhe sundimi i tij fillon”. /Soren Kierkegard.
60 -“Mos harroni, në këtë botë vetëm vdekja dhe taksat janë të sigurta”./ Benxhamin Frenklin
61- “Nëse doni të dështoni në politikë… flisni me popullin sinqerisht”./ Benxhamin Franklin
62- Gjuha politike … është projektuar për të bërë që gënjeshtrat të tingëllojnë të sinqerta dhe vrasjet të respektueshme, dhe për t’i dhënë një sipërfaqe ngurtësimi erës pastër./Xhorxh Oruell
63- “Janë thënë shumë gjëra për politikën; disa prej tyre janë thjesht mikluese, ndërsa pjesa më e madhe janë të vërteta”./Eric Idle
64- Koha kur rrojmë është koha e reklamës, dhe nuk duhet të çuditemi kur shohim mediokritetet e vëndit t’onë të hidhen përpara dhe përpara dhe përpara duke mos bërë vënt përveç për shokë në shkallë mëndore të tyre./Faik Konica
65- “Ka njerëz që shitën nër guverna për të pështyr gënjeshtra. Ka të tjerë që marrin ndihmë nga një guvernë për të thënë të vërteta që ndryshe nuk mund t’i thon”./ Faik Konica
66- Një shtet i cili ka frikë që t’i lejojë njerëzit e tij ta gjykojnë të vërtetën dhe të rremen në një treg të hapur është një shtet që ka frikë prej njerëzve të tij./ Xhon F. Kenedi
67- Mos pyetni se çfarë mund të bëjë për ju vendi juaj: pyetni çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj. / Xhon F. Kenedi
68- Fali armiqtë e tu, por kurrë mos i harro emrat e tyre./ Xhon F. Kenedi
69- Padija e një votuesi në një demokraci e dëmton sigurinë e të gjithëve./ Xhon F. Kenedi
70- Në politikë, nëse do një të thënë kërkoja një burri, nëse do një të bërë, kërkoja një gruaje./Margaret Theçër
71- “Askush nuk është aq i pasur, sa të mund të blejë të kaluarën e vet”./Oscar Ëilde
72- “Në politikë, një javë është kohë shumë e gjatë”./Harold Uillson
73- “Kongresi është kaq i çuditshëm. Dikush ngrihet të flasë dhe nuk thotë asgjë. Askush nuk dëgjon, pastaj të gjithë bien dakord”./Boris Marshalov
74- Politika nuk ka lidhje me moralin/Makiaveli
75- “Ç’fat për sundimtarët që njerëzit nuk mendojnë!”/Adolf Hitler
76- “Në politikë…kurrë mos u tërhiq…kurrë mos u tërhiq…kurrë mos prano një gabim”/ Napoleone Bonaparti
77- “Njerëzit që kafshojnë dorën e atij që i ushqen, zakonisht lëpijnë këpucët e atyre që i godasin“./Erik Holar
78-“Ati ynë që je në qiell, na ndihmo ta mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi asgjë për të thënë”./Faik Konica
79-“Demokracia është sistemi më i keq i mundshëm, përveç sistemeve të tjera që kemi njohur deri tani”./ Uinston Çurçill
80-“Diplomacia është arti patriotik i gënjeshtrës për të mirën e vendit tënd”./ Uinston Çurçill
81- Pushteti është një afrodiziak i hatashëm/Henri Kisinger
82-“Diktatura është një vend ku politikën e kanë nxjerrë jashtë politikës”. /Sem Himel
83-Politika është shumë e ngjashme me luftën, madje nganjëherë ne mund të përdorim gazin helmues. Politika është eksituese sa lufta, pothuaj aq e rrezikshme. Politika nuk është lojë, është biznesi më serioz. /Uinston Çurçill
84-Sa më gjatë që kam jashtë postit, aq më i pagabueshëm më duket vetja./ Henri Kisinger
85-Njeriu ka avantazhe kur zgjidhet President. Ditën pasi u zgjodha, notat e mia të shkollës së mesme u klasifikuan sekret./Ronald Regan
86- Politika nuk është një profesion i keq. Nëse keni sukses ka shumë shpërblime, në qoftë se dështoni ju gjithmonë mund të shkruani një libër./ Ronald Regan
87- Kur ke e ke këmbën jashtë greminës, është e lehtë të japësh këshilla./Faik Konica
88- Karakteristikat e politikanit popullor: një zë i tmerrshëm, një edukim i keq dhe një sjellje vulgare./Aristofani
89- Demokraci është atëherë kur sundues janë të varfërit dhe jo të pasurit. /Aristoteli
90- Shtresat e ulëta ngrenë krye për të qenë të barabartë, dhe të barabartët ngrenë krye sepse duan të jenë shtresë sunduese. Kjo është gjendja mendore që i krijon revolucionet./Aristoteli
91- Të qeverisësh do të thotë t’i bësh të tjerët të të besojnë./Makiaveli
92- Lavdia është një helm që duhet marrë me doza të vogla./ Honorè dë Balzak
93- Ligjet janë rrjeta ku mizat e mëdha kalojnë lehtësisht, ndërsa mizat e vogla ngelin të mbërthyera./ Honorè dë Balzak
94- Unë mbetem thjesht një gjë, dhe vetëm një gjë, e ajo gjë është kllouni. Kjo më vë mua në një rrafsh shumë më lart se çdo politikan./ Çarli Çaplini
95- Gënjeshtra ka shkuar deri në gjysmë të botës përpara se e vërteta të ketë mbathur pantollonat./ Uinston Çurçill
96-Politikani ka aftësinë të parathotë se çfarë do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe e ka aftësinë pastaj të shpjegojë pse të parathënat nuk ndodhën./Uinston Çurçill
97-Nuk duhet të luftosh gjithmonë me të njëjtin armik, përndryshe do t’ia mësosh krejt artin tënd të të luftuari/Napoleon Bonaparti
98- Askush mbi 70 vjeç nuk duhet të qëndrojë në këtë zyrë (Presidencë), dhe unë e di këtë. /Duajt D. Ajzenhauer
99- Mendoj se politika është një gjë tepër serioze për t’ua lënë në dorë politikanëve./Sharl de Gol
100- Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj duhet të shkruhet: “Lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”./Faik Konica