Kjo fundjavë ishte e gjitha e Vllaznisë. Klubi shkodran që i ka dhënë tonin sportit shqiptar festoi 100 vjetorin e themelimit të tij.
Presidenti i vendit Ilir Meta mori pjesë në festimet për këtë ngjarje jubilare të klubit të njohur shqiptar teksa në një mbrëmje gala ai vlerësoi emrat më të mëdhenj të sportit shkodran.
Në ceremoni, kreu i vendit i dha titullin ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut’ Sabah Bizit, një futbollist që ka qenë model frymëzimi për brezat e rinj në sportin më të preferuar në Shqipëri. Meta dekoroi me Titullin e ‘Mjeshtër i Madh’, çiklistit Agim Tafili, atleten Arbana Xhani, peshëngritësin Belinovi, futbollistët e trajnerët Astrit Hafizi e Ramada Rragami.
Në këtë mbrëmje u nderuan edhe shumë sportitë të tjerë për kontributin e tyre në sportin shkodran e shqiptar. Më herët në presidenti Meta bashkë me kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi i dha klubit shumësportësh Vllaznia titullin Nderi i Kombit’, ndërkohë që përuroi edhe një memorial për të.