Edhe pse u bënë disa dita tashmë që nga e hëna kur Turqia dhe Siria u goditën nga dy tërmete të fuqishme, për fat të mirë njerëz të gjallë vijojnë të nxirën nga rrënojat.
Rasti i radhës shpresëdhënës vjen nga Hatay, zona më e prekur nga tërmeti në Turqinë jugore, ku ekipet e shpëtimit arritën të shpëtonin gjashtë anëtarë e një familjeje. Ata kishin qëndruar nën rrënoja për 102 orë.
Sipas raportimeve, të gjashtë personat e shpëtuar u gjetën të grumbulluar në një batanije, në një hapësirë të vogël të mbetur brenda banesës së tyre të dëmtuar.
Sapo anëtarët e parë të familjes nisën të liroheshin, ekipet e shpëtimit nuk mundën t’i mbanin lotët. Bëhet fjalë për një çift dhe katër fëmijët e tyre (nga 15 deri në 24 vjeç). Tashmë vijon përpjekjet për të çliruar edhe familjarët e çiftit që banonin në banesën përballë.
Hatay'da İHH ekipleri 102. saatte Arzu Apartmanı'ndan altı kişiyi sağ olarak çıkardı.
— Yeni Şafak (@yenisafak) February 10, 2023