11 Maj 2025 është data zyrtare e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar këtë datë si më të përshtatshmen për procesin e rëndësishëm elektoral.
“Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e Dielë, në datën 11 Maj 2025”, thuhet në dekretin, i cili hyn në fuqi menjëherë.
Kujtojmë se kjo datë u propozua nga ana e Partisë Socialiste.