Sport 11 më të mirët e Serie A: Top-formacioni i fazës së parë

11 më të mirët e Serie A: Top-formacioni i fazës së parë

“Opta” ka publikuar formacionin (top 11) e fazës së parë të kampionatit italoian (Serie A), bazuar në të dhënat dhe shifrat statistikore të mbledhura.

Mes shtyllave Handanovic, Cuadrado dhe Theo Hernandez mbrojtësit e krahut, De Ligt dhe Bremer në qendër të mbrojtjes. Pra, dy lojtarë të Juventusit, pavarësisht performancës së luhatshme të bardhezinjve.

Tre përfaqësues nga Interi në këtë top-11, me Brozovic dhe Calhanoglu në mes të fushës (porta ishte e Handanovic).

Pavarësisht sezonit pozitiv dhe vendit të dytë, Milani ka një lojtar në këtë formacion ideal: Theo Hernandez.

Fabian Ruiz dhe Pasalic kompletojnë mesfushën, pas Vlahovic të Fiorentinës dhe Simeone të Hellas Verona në sulm.