11 pacientë nuk i mbijetuan Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri. Autoritetet shëndetësore bënë të ditur numrin e lartë të jetëve të humbura këtë të diel.
4 prej tyre janë qytetarë nga Tirana, 2 nga Elbasani, 1 nga Saranda, 1 nga Kurbini, 1 nga Kavaja, 1 nga Vlora, 1 nga Bulqiza, më i riu prej tyre 57 vjeç.
Në 3345 testime u zbuluan 539 raste të reja, ku 211 raste në Tiranë, 45 në Fier, 34 në Durrës, 26 në Elbasan, 25 në Berat, 22 në Lushnje.
Në 24 orët e fundit e kanë kaluar Covid-19, 839 qytetarë.
Në spitalet COVID gjenden të shtruar 222 persona, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar.