Bota 11 viktima në 24 orët e fundit në RMV, infektohet kreu i...

11 viktima në 24 orët e fundit në RMV, infektohet kreu i Komunës së Shkupit

Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka shënuar një bilanc të rëndë sa i takon luftës me COVID-19. Bëhet fjalë për 11 viktima dhe 185 të infektuar të rinj nga testimi i 1 364 personave.

Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë testuar mbi 50 mijë persona dhe numri i të infektuarve është 5005 persona.

Aktualisht numri i personave aktivë me coronavirus është 2 868 persona, kurse të shëruar janë 1904.

Bashkë me 11 personat që kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, numri i viktimave të shkaktuara nga COVID-19 ka shkuar në 233 persona.

Qyteti me numrin më të lartë të të prekurve është Shkupi, ku mes të cilëve është dhe kreu i Komunës së Shkupit, Petre Shilegov.

“Dua t’u informoj se pavarësisht të gjitha masave të mia për të mbrojtur njerëzit, kam dështuar të mbroj veten nga COVID-19. Uroj sinqerisht që të mos ia kem ngjitur ndokujt. Sot testi im doli pozitiv”, tha kreu i Komunës së Shkupit.