Kryesore 11 viktima nga koronavirusi në Shqipëri, në ulje rastet e reja

11 viktima nga koronavirusi në Shqipëri, në ulje rastet e reja

Kurba e pandemisë së Covid-19 në Shqipëri duket më e stabilizuar dhe këtë e dëshmojnë shifrat që prej disa ditësh janë në ekuilibër.

Ndërkohë, 11 qytetarë të prekur me Covid kanë humbur jetën përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

“Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19; 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Peqini, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani të moshave 51-81 vjeç”, njofton ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 32,122 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet e reja- Sa i përket të infektuarve, numri i tyre vijon të jetë në rënie. Ministria e Shëndetësisë thotë nga 1508 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 318 qytetarë.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 134 raste në Tiranë, 29 raste në Fier, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 12 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës, 8 raste në Elbasan, 7 raste në Shkodër, Berat, Delvinë, 6 raste në Mirditë, Mallakastër, Kamëz, 5 raste në Korçë, Mat, 4 raste në Has, Gjirokastër dhe Dibër, 3 raste në Krujë, Lezhë, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 1 rast në Kurbin, Tropojë, Bulqizë, Skrapar”.

Situata në spitale- Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 296 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.